Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët, që në marrëveshje me Organizatën turistike të Ulqinit, u soll vendimi që për shkak të sezonit turistik i cili është në vijim, shqetësimit të mysafirëve të cilët pushojnë në qytetin tonë dhe për shkak të rrezikut të shpërthimit të zjarrit, hapja e sezonit të gjuetisë 2016/17 shtyhet për 28 gusht të vitit 2016. Po ashtu, prej hapjes së sezonit të gjuetisë e deri me 10 shtator është e ndaluar gjuetia në distancë më të vogël se 500 metra nga rrugët kryesore, vendet publike, objektet që merren me veprimtarinë turistike dhe në pjesën e pasme të plazhit të madh, gjegjësisht në rripin që përfshijnë të mirat detare, prej urës së Port Milenës e deri në Adë të Bunës në anën e djathtë të këtij aksi.
Lusim të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim dhe deri në hapjen e sezonit të gjuetisë të sigurojnë lejet e gjuetisë. Ftojmë gjuetarët fillestarë që të përgatiten për dhënien e provimit të gjuetisë i cili do të mbahet në fund të shtatorit.
Me respekt,
NP “Ulqin”
Drejtor Ajet Zaga