Sot më fillim në ora 10:00 bëhet ceremonia e hapjes së urës një investim i bashkëvendasve tonë në diasporë.
Ky investim është në shumën 45 mijë euro dhe është një donacion i familjes Hajdari. Ndërtimi i urës është një ndër veprat më të mëdha publike sa i përket shumës së investimit që ka dhënë familja Hajdari, që është bërë deri me tani në Anë të Malit.
Në ceremoninë e hapjes do jenë një numër i madh personalitetësh nga fusha të ndryshme , ku dhe do diskutohet edhe për investime tjera në të mirë të qytetarëve të Komunës së Ulqinit.