Ada-bunaTri motra medicinale, Danijela Lompar nga Cetina, Mirjana Radonjiq nga Podgorica dhe Ivana Gjorgjeviq nga Beogradi i kanë shpëtuar jetën ditën e marte një të riu.

Motrat medicinale ishin për pushime në Adë të Ulqinit dhe kanë treguar për të përditshmn Pobjeda tërë ngjarjen.
”Ne ishim të ulura në një restorant dhe rastësisht kemi  dëgjuar një bisedë të një të riu me pronarin e lokalit. Ai i shqetsuar  kërkonte  telefonin për të thirrur ambulancën, sepse shoku i tij ishte pa shenja jeta. Ne menjëherë u ngritem, iu afrua të riut duke i treguar se ne jemi punëtorë mjekësore dhe se ne duam që të ndihmojmë atë. Ai me vrap u nis nga restoranti, dhe ne pas tij”, thotë Ivana.

Kur arritëm në plazh, siç theksoi ajo, e kanë gjetur të riun i cili nuk kishin puls, dhe as që nuk u ndëgjoheshin të rrahurat e zemres.
“Ne filluam masazhen dhe frymëmarrje artificiale. Reabimacioni  zgjati për 45 minuta dhe më pas i riu filloi të marrë frymë. Pastaj erdhi ambulancë, “. kështu shprehet e motra medicinale  nga Beogradi, duke shtuar se atë ditë, edhe pse ishinnë pushime, vetëm kanë  bërë punën e tyre.

Ivana punon në ortopedi në Banjicë kurse  Danijela dhe Mirjana janë infermiere në anije. Ata thonë se shpëtimi i jetës është  punë  pothuajse e përditshme e tyre.

By admini