Orena-Kuca-humb-jeten-ne-aksident-1Udhëtoi nga Tirana së bashku me të afërmit për të festuar Krishtlindjet në Dubrovnik por u kthye në Tiranë e vdekur. E reja Orena Kuca është personi i vetëm, e cila humbi jetën në aksidentin e Malit të Zi të ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit.

Në profilin e saj në Facebook Kuca ka publikuar në datën 25 dhjetor foto nga ky udhëtim turistik, i cili fatkëqësisht i mori jetën. Fotot e publikuara më poshtë janë edhe imazhet e fundit së vajzës që humbi jetën, ku shfaqet së bashku të afërmet e saj në këtë udhëtim.

Nga ky udhëtim i organizuar nga agjencia turistike “Kalemi Travel and Tours”, ndodheshin në autobus 53 shqiptarë prej të cilëve 32 u plagosën dhe morën kurim në spitalin e Tivarit, pas përbysjes së autobusit Tiivar të Malit të Zi me të cilin udhëtonin duke u kthyer për në Shqipëri.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

By admini