xhet-jet-ski-ulqin Një i ri nga Ferizaj i moshës 18 vjeçare e ka humbur jetën,  kurse vëllai i tij është plagosur, duke bërë xhiro me Jet ski (motorë uji), në Plazhin e Madh, në Ulqin.
Ngjarja ka ndodhur të shtunë, në orët e pasdites.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se dy vëllezërit janë përplasur ndërmjet veti gjatë vozitjes me jet ski.

Mjekët e Qendrës Spitalore në Tivar ku është dërguar për trajtim vëllai i lënduar kanë bërë të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Dy të rinjtë, bashkë me prindërit  e tyre, po kalonin pushimet në Ulqin. (r.m.)

By admini