I nderuari Ambasador E.J. zotëri Serhat Galip
Me keqardhje I perjetuam çastet e ngjarjeve të fundit në Turqi, të cilat kanë tronditur tërë botën.
Më lejoni që në emër të popullit të cilin përfaqësoj, dhe në emrin tim personal të shpreh shqetësimin dhe vullnetin që në këto momente të vështira, të jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike turke të cilën e qeverisë z. Erdogan, për të mposhtur vlerat negative të tentativave qëllimkëqija.
Turqia është shtet I fuqishëm dhe pas ballafaqimit me këtë sfidë serioze, do të vazhdojë të krijojë shtetin dhe institucionet edhe më të forta. Dëshirojmë që sistemi demokratik I qeverisë së Turqisë të vendosë sa më parë stabilitetin në funksionimin e shtetit.
Me respekt,
Nazif Cungu
Kryetar i Komunës së Ulqinit
Kryetar i Forcës së Re Demokratike