Projekti “ SHPORTA E RAMAZANIT 2015 ”

shporta-e-ramazanit-xhamia-klleznesXHAMIA E KLLEZNËS – Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të tretin vit me radhë ndërmerr një aktivitet humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen:
jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve
në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.
Me Shportën e Ramazanit 2013, u shpërndanë 145 shporta për 145 familje. Ndërsa me,
Shportën e Ramazanit 2014, Ramazanin e kaluar u shpërndanë 220 shporta për 220 familje.

Pakot do të shpërndahen në natën e Kadrit dhe në natën e Fitër Bajramit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.
Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

– 5 kg. Miell; – 2 l. Voj; – 3 kesa Makarona; – 1 kg. Sheqer; – 1 paketa Çaj filtër;
– 1 kg. Oriz; – 3 kesa Supa të gatshme; – 1 kuti Keksa;  – 1 kuti Hurma; – 500 gr. Veget;
– 2 copa Sapunë; – Detergjent; – Shampo për flokë; – Pastë për dhëmb

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:
“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë” “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”
“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”
Me respekt
Komisioni i Shportës së Ramazanit

Kontribuo dhe Telefono tani:   (Komisioni 7 anëtarësh) 069 826 829;       069 829 579;       069 520 306
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:
www.xhamiaeklleznes.com
Ulqin, 18.06.2015 – Ramazan 2015

shporta-e-ramazanit-xhamia-klleznes