Gëzim Ibroçi mbetet i papunë

Gezim-ibrociGazetari i njohur në qytetin e Ulqinit por tashmë i njohur edhe si protagonisti kryesor  organizatori i protestës dhe peticionit ”STOP diskriminimit – Duam te rsimohemi si shqiptarë”, nga muaji tetor gëzon statusit e të papunit.

” ( 20.09.2007—20.10.2014 )….
7 vite, 1 muaj e 20 ditë pune të regjistruara në librezën e punës si gazetar i televizionit Teuta …….
Kapitull i mbyllur, dinjiteti mbi të gjitha……”, kështu shkruan Ibroçi në një postim të tij në rrjetin social FB.

Ibroçi në postimin e tij nuk shkruan arsyet pse nuk është në punë mirëpo fjalia e fundit e tij ”dinjiteti mbi të gjitha…”, lë shumë hapësirë për hamendje.

Të shpresojmë se e gjitha kjo nuk ka të bëjë me aktivitetin e tij qytetar të cilin duhet ta ndjejmë të gjithë në si prind por edhe si pjese e një shoqërie të përgjegjshme.

Zoti Ibroçi na dha një leksion të cilin shpresojmë që ta kemi kuptuar ashtu si na ka dhëne.