Dita e Librit u shënua edhe në Ulqin (foto)

Dita-e-librit-shenohet-ne-ulqinNë organizimin e Librarisë Arti dhe Bibliotekës së qytetit në Ulqin, mbrëmë u shënua Dita ndërkombëtare e librit

Takimin i cili ishte paraparë që të jetë në formë debati me temën aktuale “Fati i Librit”, (elektronik VS leter) gjendja e librit në Ulqin dhe Tuz, e hapi drejtoresha e kësaj biblioteke zonja Ardita Rama. Ajo me këtë rast njoftoi të pranishmit se për nderë të kësaj dite falë angazhimit të Zonjës së parë të Republikës së Shqipërisë u arrit që kësaj biblioteke t’i dhurohen 3000 libra nga botues shqiptar, numër ky që përkundër vështirësive që ka ky institucion është shumë domethënës. Sa i përket temës së dhënë Ardita mbrojti pozitën e librit konvencional dhe, megjithëse lehtësisë së gjetjes së librave të ndryshme përmes formës elektronike, prapë se prapë komoditetin dhe ndjesinë që ta ofron libri në letër edhe për një kohë të gjatë do të jetë i pazavendësueshëm.

Kurse, Gazmend Çitaku, pronar i Librarisë ARTI, problematikën e kësaj konkurrence e sheh në një mënyrë pak më të ndryshme. Duke u pajtuar me faktin se në botën e zhvilluar (pikë së pari SHBA) forma elektronike e librit është duke bërë presion jashtëzakonisht të madh ndaj librit konvencional, për kushtet tona shqiptare, në mungesë të lexuesve do të detyrohemi që librat ti botojmë vetëm në formën elektronike, sepse shpenzimet do të jenë më të vogla si dhe nuk do të jetë problemi i shpërndrarjes. Duke analizuar gjendjen e tillë, ai konkludon se faji është zinxhiror dhe fillon që nga familja dhe vazhdon ke shoqëria e përfundon te procesi i edukimit, pasi që, nëse mësimdhënësit e sotëm vetë për vete nuk lexojnë, atëherë ata edhe nuk janë në gjendje që këtë kënaqësi t’ua ofrojnë edhe fëmijëve. Në këtë tryezë me vështrimet e tyre janë prezantuar edhe: Nail Draga, drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin, Suad Ukoshata, pronar i Librarisë me literaturë fetare, Ali Gjeçbritaj, arsimtar pranë SHF në Ostros-Krajë, Haxhi Shabani, Hajredin Kovaçi, Ismet Kallaba, Jaho Kollari, Ibrahim Berjashi, Gani Karamanaga, Mehmet Bardhi, Edita Nimanbegu e Liridona Sinishtaj.

Krejt në fund si konkluzë e këtij debate doli se shqetësimi më i madh për momentin paraqet problematika e mosleximit se sa konkurrenca midis librit elektronik dhe konvencional. “Duhet të ndërmerren masa në ngritjen e vetëdijes dhe domosdoshmërinë e leximit pasi që leximi është ushqimi I trurit”, u tha në këtë takim ./KultPlus.com

Dita-e-librit-shenohet-ne-ulqin