Nju Jork, qindra protestues kundër krimeve serbe

Nga Beqir SINA – New York City



Komuniteti shqiptar në SHBA, në bashkëpunim me komunitetin kroat dhe boshnjak protesojnë para Konsullates së Serbisë në qytetin e New Yorkut


NEW YORK CITY : Në qendër të qytetit të Nju Jork-ut, qindra protestues erdhën për të protestuar nga lagjet e qytetit dhe Shtetet për rreth për protestën e thirrur nga organizatat e mbrojtes së grave, kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe gjatë luftës, në ish Jugosllavi, që nisën tre dekada më parë, raporton Bota sot, nga protesta në qytetin e Nju Jorkut.
Kjo protestë e cila ishte me e madhja e dekades se fundit, mori edhe mbështetjen e madhe nga tri komunitete: Komunitetet Shqiptare – Amerikane te cilet ishin shumica, por kishte edhe grupe te vogla Boshnjake – Amerikane dhe Kroate – Amerikane.
Protesta u mbikqyr me shume kujdes nga policia njujorkeze NYPD, e cila vendosi barrikada, përballe protestuesve dhe nderteses ku gjendet Konsullata e Përgjithshme të Serbisë, duke e rrethuar atë me forca të shumta policore.
Kjo proteste u mbajt nën moton : “Rally for her Justice” – “Protestë: Për Drjetësinë Tonë”, nje moto kjo që është përdorur edhe më parë në protestat e këtyre grave në Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë.
Gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale në luftën e ish Jugosllavisë, udheheqeset e tyre, erdhen ne Nju Jork, dhe u bënë së bashku me veprimtar dhe activist të të drejtave të njeriut, nga komunitetet shqiptar amerikan, boshnjak amerikan dhe kroat amerikan, në zonën e Tri-Shteshit, por grupe shqiptaresh të ardhur nga Shtetet e tjera të Amerikës.
Këtë protest e cila zgjati disa e drejtoje Këshilltari shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili bëri thirrje një ditë më parë, të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të dalin sot në protestë kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe të luftës 20 vjet më parë në Kosovë.
Kauzës së këtyre grave për të protestuar kundër Krimeve të Përdhunimit dhe të Dhunës Seksuale Serbe gjatë luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, të Martën, 29 Tetor, në ora 11 e mëngjesit, para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë, ju bashkuan edhe personalitete të njohura, zyrtar të lart local të qytetit. lider dhe veprimtar, kongresmen, senator të shettit, artistë, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të ndrejtave të grave prfshire : Kongresmeni amerikan Eliot Engel, një nga lobistët më të zëshem dhe më aktivë pro-shqiptar në Uashington ( bashkeshortja e tij Patt Engel), Kryetarja e Grupit të Grave të Këshillit të Qytetit të New York, Carlina Rivera, Ambasadori William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Assemblywoman Natalia Fernandez , kanditati per asambleist Marko Kepi, legjistatori Vedat Gashi, profesore Tanja Domi, Familja e vellezerve deshmor Bytyqi, e tjer.
Protesta u mbajt në një atmosfer energjike, ku vazhdimisht degjoheshin thirrjet e forta të qindra protestuaesve që thërrisnin :
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ne duhet të mbështesim dhe të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë, Turp per Serbine, Pa drejtesi nuk ka Paqe, Duam Drejtesi tani”.
Ndërkohë, që protestuesit mbanin në duar flamujt e tre vendeve, ne protest, protestuesit mbanin dhe flamuj amerikan, dhe hidhnin vazhdimisht parrulla kundra serbisë, mbanin pankarta ku shkruhej ne gjuhen angelze kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë.
Në këtë Protestë, folësit thanë që jo vetëm dënojnë, por, edhe ngrisën vëmendjen e opinionit amerikan, dhe Kombeve të Bashkuara, edhe një herë fuqishëm nga metropoli i botës, NYC, për krimet e dhunës seksuale kryer nga forcat serbe, krime këto që deri tani kanë kaluar të pandëshkuara, për më se 70 mijë femra, të cilat thuhet se u përdhunuan në luftën në Bosnje, Kroaci dhe më së fundi në Kosovë e cila ka 20 mije gra edhe vajza te dhunes seksuale kryer nga focat serbe gjate luftes 1999.
Thirrjet u bënë vecanërisht intensive sa herë që folësit nga foltorja përmeden makinën militare dhe paramiltare serbe, të udhëhequr në këto luftëra nga kasapi i Ballkanit, ish presidenti i vdekur në qelit e Hagës, Sllobodan Millosheviqi.
Mbas fjales se Këshilltarit i NYC Mark Gjonaj -Kryetar i Komitetit të Bizneseve të Vogla, mori fjalen Këshilltarja e NYC Carlina Rivera Bashkëkryetare e Grupit të Grave të Këshillit të NYC, Asamblistja e NYS Nathalia Fernandez.
Vasfije Krasniqi Goodman – Gruaja e parë në Kosovë që foli hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës, Patt Engel Bashkëshortja e Kongresmenit amerikan Eliot Engel, Shyrete Tahiri-Sylejmani – Gruaja e dytë në Kosovë që fliste hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës.
Ariana Elezaj – Anëtar i Bordit të AAWO – Motrat Qiriazi, Velma Sariq Themeluese dhe Presidente e Qendrës së Kërkimeve Pas Konflikteve në Bosnje, Tomme Mischell Aktiviste e Grave Kroate-Amerikane.
Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Tanya Domi – Ndihmës Profesore Cështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Shkollën e Universitetit Columbia për Cështje Ndërkombëtare dhe Publike
Ilir Bytyqi – Vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë nga Forcat Serbe në Kosovë, Ambasadori William Walker Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Dr. Feride Rushiti Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës. Ella Mische – Aktorja Kroate, dhe Shkrimtarja e Producentja e Dokumentarëve, Mirëmëngjes komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare amerikane
Keshilltari Mark Gjonaj i cili drejtoje kete proteste u shpreh se nuk ka vend tjetër që unë nuk do te ndihesha më se sa sot, këtu, me ju, të bashkuar si kurrë më parë. Më e fortë se sa kemi qenë më parë, në përpjekjen tonë për drejtësi.
“Jemi të fortë sepse Vasfije është i fortë. Ne jemi të fortë sepse Shyhrete është e fortë.Ne jemi të fortë sepse Bakria është e fortë”, tha Gjonaj dhe shtoje :”Ato janë të mbijetuar sepse nuk pranojnë të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi dhe as ne nuk duhet të heqim dore duke i mbeshtetur dhe perkrahur ato 20 mije grate e Kosoves”.
Disa mund të mendojnë se luftërat në Ballkan kanë mbaruar, theksoje Gjonaj, “Por, harrojne se për afro 70,000 të mbijetuar të dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, lufta nuk mbaroi kurrë. Për ta vazhdon, edhe sot e kësaj dite”.
Dekada më vonë, ato zgjohen çdo ditë, duke ditur që autorët e këtyre krimeve të tmerrshme të luftës sillen përreth, tyre te lire, duke shijuar përfitimet e jetës, duke menduar se ata “nuk kan bere asgje” pavaresisht se jane ata qe e bene krimin më të egër kundër njerëzimit, RAPE
Prandaj, ne jemi këtu sot për t’u thënë atyre: koha juaj ka mbaruar! Ditët e tua janë të numëruara, ne po ngrejme zerin e se drejtes te degjoni edhe ju, se eshte drejtesia qe do t’ju gjejë dhe do t’ju sjelli para drejtësisë për t’u gjykuar për krimet tuaja.
Vasfije, Shyhrete, Bakira dhe dhjetëra mijëra gra të tjera nuk janë më vetëm.
Së bashku, ne qëndrojmë me të mbijetuarit. Më e fortë dhe më e përkushtuar se kurrë më parë.
Me ato, ne nuk do ta ndalojmë përpjekjen tonë derisa Qeveria e Serbisë të sjellë para drejtësisë secilin prej atyre kriminelëve”, tha keshillatri i Bashkise se Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj.