Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni ka thirrur për sonte, e enjte, më 31.10.2019 një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit që është publikuar në faqen e Komunës së Ulqinit mësohet se në rend dite janë dy pika, shkruan Ulqini Online.

Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:
– Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019 dhe
– Propozim Vendimi për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit

Mbledhja do të mbahet me fillim në orën 19:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

http://www.ul-gov.me/upload/document/20191031_vendim_per_shitjen_e_tokes_ne_pronesi_te_.pdf

By admini