Ilustrim

INICIATIVA QYTETARE PËR MBROJTJEN E PYLLIT TË PISHAVE nuk është kundër zgjidhjes së situatës së rëndë financiare në të cilën gjendet Komuna e Ulqinit, por kundërshtojme me forcëe që të bëhet kurban pylli i pishave per zgjidhjen e kesaj situate, thuhet në reagimin e këasj iniciative nëpërmes rrjetit social, trasnmeton Ulqini Online.

Nëse qeveria është e interesuar që t’i ndihmojë Komunës për zgjidhjen e situates atëherë le të dakordohen për shitjen e ndonje tokë tjetër e jo për Zemren e Ulqinit, që është pylli i pishave, vazhdon reagimi.

Andaj ju ftojmë të gjithëve që të merrni pjesë sonte në orën 19:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, në mbledhjen që do të mbahet për shitjen e pyllit te pishave!

Ju lusim që të vini në numër sa më të shumtë që ti shohim ne sy ato që do të votojnë që Ulqinin me e lanë pa zemër!, përfundon reagimi i INICIATIVAËS QYTETARE PËR MBROJTJEN E PYLLIT TË PISHAVE

By admini