DCIM100MEDIA

Këtë të shtunë, me 2 Nëntor, 2019, ora 1 pas dreke, Kisha Katolike Shqiptare në Hartsdale, New York dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej” organizojnë simpozium shkencor për At Gjergj Fishtën (Salla Nënë Tereza). Programin e kini të bashkangjitur më lartë.

Adresa: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530

Mirë u pafshim!

Frank Shkreli

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij.

Programi

  • Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj
  • Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej

Diskutimet

  1. “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.
  • Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga

Keze Kozeta Zylo Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

  • Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar
  • Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.
  • Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikolle Nilaj
  • Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës
  • At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C.nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
  • Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.
  • Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj

Moderatore: Keze Kozeta Zylo

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

By admini