40-vjetori i Sheshit ‘Skënderbej’ në Paris (1980-2019)

Nga Beqir SINA – New York 

Zhak Shirak, jo vetëm që plotësoi një kërkesë të shqiptarëve që jetonin në atë qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinë e Shqipërisë duke bërë që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të njihej akoma edhe më shumë në botë

Medalja që u shpërnda me rastin e 10 vjetorit të inagurimit të Sheshit Skenderbeg , është ajo e paraqitur në foton më lart e marrë nga foto albumi Cezar Ndreu në rrjetin social facebook, e cila na kujton 39 vjetorin e Sheshit Skenderbeg në Paris.

Aty sqarohet se kjo medalje, është një ndër ato që janë prodhuar në mërgim nga filantropisiti i njohur shqiptar në diasporë, Isa Ndreu, i cili kishte punuar edhe 2 ose 3 të florinjëta dhe 6 medalje të argjendta me motive kombëtare shqiptar, dhe ndarë me rastin e disa ngjarjve të mëdha kombëtare – në mërgim duke”zvendësuar” shtetin komunist në atë kohë që e shikonte me sy tjetër diasporën shqiptare.

Simbas shkrimeve për këtë patriot dhe atdhetar – pinjolli i njërës nga familjet më të njohura në Shqipëri- Kosovë e trevat shqiptare, Isa Ndreun, megjithëse, ai jetonte prej vitesh në Itali si një i arratisur e rregjimit të Enver Hoxhës, ai ishte një kundërshtar i përbetuar i komunizmit në diasporë, së bashku me atdhetarë e patriotë të tjerë në mërgim, i cili gjithëmon mendonte e punonte për bashkimin tonë kombëtar dhe rrëzimin e komunizmit.

Prej shënimeve biografike mbi jetën e Isa Ndreut, në Itali, gjejmë se ai ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, kryetar i Partisë Bashkimi Kombëtar, ish botuesi i të famshmes Revista ‘Koha e Jonë’ në Firenze nga 1962-1992, studiues dhe autor i disa shkrimeve dhe një afarisë dhe pasanik i suksesshëm. I cili, si argjendar, punoi një medalje e florinjtë, e cila iu dha ish presidentit të Frances Zhak Shirak – në atë kohë, në mirënjohje për kontributin e tij, kur ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, për vendosjen e emrit të Heroit Tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skenderbe, një sheshi francez në qendër të Parisit.

Medalia u dha dhe sheshi u emërua me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut dhe ishin Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht kryetari dhe sekretari i Partisë Bashkimi Demokrat që i vunë emrin “Skënderbeg” një sheshi në Paris të Francës. Ishte kjo përpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, devocioni dhe këmbëngulja e tij dhe patriotëve të tjerë, në Romë, Paris dhe Bruksel, që në vitin 1978, u miratua që sheshi nga Bashkia e Parisit (Këshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak, të quhej Sheshi Skënderbeg.

10 korrik 1978, Shiraku miraton sheshin

Dashnor Kaloçi – shkruan për këtë ngjarje se “ishte dëshira e Ndreut, Shllakut, Skënder Zogut dhe e të gjithë komunitetit shqiptar të Parisit, që një nga sheshet e kryeqytetit francez të merrte emrin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut dhe të bëhej realitet vetëm më 10 korrik të vitit 1978”.

Ajo gjë konçidoi pikërisht atë ditë që të gjithë shqiptarët kudo në botë, festonin me madhështi 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Miratimi i kërkesës së komunitetit të shqiptarëve të Parisit, të përfaqësuar prej Lec Shllakut, Skënder Zogut dhe Isa Ndreut, u bë pas shumë përpjekjeve të zotit Zhak Shirak, i cili në atë kohë mbante funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Parisit.

Lidhur me këtë, Jonuz Ndreu, thotë në shkrimin e tin Kaloçi, dëshmon “Me dhënien e emrit të Skënderbeut, sheshit Villa Lumier të Parisit, Zoti Zhak Shirak, jo vetëm që plotësoi një kërkesë të shqiptarëve që jetonin në atë qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinë e Shqipërisë duke bërë që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të njihej akoma edhe më shumë në botë”.

Po si e përjetoi komuniteti i shqiptarëve të Parisit atë eveniment?

Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe nga një shkrim i zotit Isa Elez Ndreu, i botuar në ato ditë revistën e tij ‘Koha e Jonë’ , ku midis të tjerash thuhet: “Edhe në Paris, në kryeqytetin e Francës, do të kemi SHESHIN SKËNDERBEG”. Vendimi u muer prej Këshillit Bashkijak, i cili më datë 10 korrik 1978 dha pëlqimin e vet dhe vendosi që Sheshi AZ / 19 të pagëzohet me emërin e Heroit tonë Kombëtar. Për të mbërri në këtë përfundim, që ka gëzue të gjithë Shqiptarët, janë dasht gati dhjetë vjet, historikun e të cillit do ta botojmë në një vëllim të veçantë ma vonë. Nga letra që zoti Lec Shllaku, iu ka drejtue bashkëatdhetarëve, kuptohet se si janë zhvillue bisedimet dhe korespodenca në mes Bashkisë dhe tij, dhe sa vullnet të mirë dhe durim i asht dashtë bashkëatdhetarit tonë, deri sa ia ka arrijtë qëllimit: me përjetësue kujtimin e Skënderbeut në Paris. E përkohshmja ‘Koha e Jonë’ po e jep këtë lajm të gëzueshëm e kënellës, e bindun se të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, do të ndjejnë të njëjtën sedër dhe mallëngjim. E ndjejmë për detyrë morale e Kombëtare, t’i drejtojmë në rradhë të parë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Jacques Chirac-ut, e Kryetar i Bashkisë së Parisit, tanë mirënjoftjen tonë se dhe falenderimet ma të sinqertat që, me ndërhymjen e vet, e bani të mundshme një mbrekulli të tillë. Falenderimet tona ia drejtojmë edhe Komisionit Kulturor të Bashkisë nëpër mjet Zotit Roger Roman-it, që me mirësi e kopetencë, ka dhanë mendimin të favorshëmrreth meritave tue e cilësue Skënderbeun të meritueshëm dhe të denjë që një shesh a rrugë të nderojë emrin e Tij. Ma në fund një mirënjohje të thellë ia drejtojmë Këshillit Bashkijak, me anën e përsonës, së Mr. Bernard Rocher, i cili Këshillë vendosi të përjetësojë emnin e Skënderbeut tue i kushtue një shesh të kryeqytetit. Nuk mund të rrimë pa përgëzue edhe mikun e bashkëpunëtorin tonë, Lec Shllakun, i cili me ndërhymjen e vet këmbëngulëse, ia arriti qëllimit. Isa Elez Ndreu”.

Medalja shqiptare për Shirakun

Në shenjë mirënjohje për atë që bëri zoti Zhak Shirak, për shqiptarët, Ndreu, Shllaku dhe Skënder Zogu, ndërmorën nismën dhe i akorduan atij një Medalje Ari, e cila iu dorzua në një ceremoni madhështore në Paris. Në atë ceremoni morën pjesë dhe shumë personaliste të mërgatës antikomuniste shqiptare nga e gjithë Bota, përveç ambasadorit të Shqipërisë që ishte i akredituar asokohe në Paris.

Lidhur me këtë bëhet fjalë edhe në një shkrim të botuar nga Lec Shllaku, në dhjetorin e vitit 1987, me rastin e dhjetë- vjetorit të dhënies së emrit Skënderbej, sheshit në qëndër të Parisit. Në mes të tjerash aty shkruhet: “Mbasi qe realizue me shumë durim e kokëçamje, pagëzimi i Sheshit kushtue Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Paris, objektivi i dytë ishte ai i një avenimentit tjetër, të afërt në kohë, si ngrehja e monumentit dhe i një medaljes përkujtimore, së pakut, me rastin e 10-vjetorit të parë.

Ideja e një monumenti në vehtëvete paraqet një rradhë problemesh e sidomos vështirsinash nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe të Punëve Botore, përpos gjetjes së skulptorit të aftë, për të përkrye një vepër arstistike. Por pengesa kryesore asht zgjidhja e problemit financiar, i cili në kushtet që ndodhemi, paraqitet i pazgjidhshëm, pa pasë përkrahjen e autoriteteve Bashkijake të Parisit.

Vetëkuptohet se monumenti i Skënderbeut mbetet një dëshirë, por ai i medaljes që kërkon një shumë të hollash relativisht të ulët, për një rradhë rrethanash të favorshme u realizue. Përvjetori i Vendimit të këshillit Bashkijak të Parisit, për të përjetësue Emnin e Skënderbeut në Kryeqytetin e Francës, u muer më 10 korrik 1978, kështu që në korrikun e ardhëshëm (1988) mbushen plotë dhjetë vjet dhe për atë datë u shkri Medalja Përkujtimore, në formën ma artistike nga Miku i Shqiptarëve, Zoti Josef Baier, në uzinat e tij në Austri.

Inagurimi i Sheshit u zhvillue më datat 6 dhe 7 maj të vitit 1980-të, në Paris dhe ishte zoti Baier ai që gjeti kohë dhe mundësinë për realizimin dhe shkrimjen e Medaljes, duke e parë atë edhe nga vështrimi historik. Duhet të theksojmë këtu me dashamirësi dhe simpati se zoti Baier e ka prodhue medaljen pa asnjë shpërblim, falas, vetëm me realizue dëshirën tonë: atë që të përkujtojmë edhe njëherë Skënderbeun në dhe të huej por mik.

Por na medaljen e vejmë në dispozicion të bashkëatdhetarëve me një çmim të arsyeshëm, dhe shuma që do të mblidhet nga shitja e medaljes, do të përdoret për shkrimjen e një cope prej ari.për t’ia dhurue zotit Jacues Chirac, të cilën do t’ia dorzojë një përfaqësi shqiptare, tue i shprehun, njëkohësisht mirënjohjen tonë për ndërhymjen e tij në favor të përjetësimit të Skënderbeut në toponiminë Ville Lumierë.

Tue konsiderue çmimin e naltë të arit (metal) dhe se medalja ka përmasa (dimensione) të konsiderueshme dhe një peshë prej 90 gramësh, u drejtohemi bashkëatdhetarëve të na përkrahin tue ble medaljen, në mënyrë që të kryejmë në këtë rast, një gjest fisnik ndaj zotit Chirac, tue ia kthye nderin që na ka ba. Dëshira jonë asht që me rastin e 10-vjetorit (korrik 1988) të bajmë një mbledhje bashkëatdhetarësh në Sheshin Skënderbej në Paris.

Për këtë arsye iu drejtohemi miqëve dhe dashamirëve që dëshirojnë të marrin pjesë në atë eveniment, që të kenë mirësinë që të na njoftojnë më parë duke kontaktuar me ne. Po në atë rast mendohet të themelohet Cercle Franco-Alabnias Scanderbeg; i cili do të merret ekskluzivisht me çështje kulturore e shoqnore dhe në krye të tij do të jetë një personalitet francez.

Përfitojmë nga rasti të theksojmë se projekti për një përmendore të Skënderbeut dhe të tejtimit në gjuhën shqipe nga Radio Franceze Internacionale, në bazë të letërshkëmbimeve me Ministrinë përkatëse, do të ketë rezultate pozitive. Tue ju urue gjitha të mirat dhe festat e ardhshme, ju përshëndes me miqësi;. Paris, Dhetor 1987”, shkruan Lec Shllaku në Revistën Koha Jonë.

Duhet theksuar se Medaljet janë kontribut dhe prodhuar nga Isa Ndreu i cili në atë kohë, ishte njeri nga industrialistët më të sukseshëm shqipëtar në mërgatën shqiptare. Ku Isa Ndreu gjithë jetën e Tij , i’ja kushtojë çështjes Shqipëtare Medalja Isa Ndreut, eshte nji nga medaljet me te vyera qe kane paraqitur ndonjehere shqiptaret, ajo eshte e gjitha me elemente te nji rendesie te jashtezakonshme, qe meritojne studim, dhe nji model se si nji shtet mund ta paraqese veten para botes… E megjithate ajo eshte veper e Isa Ndreut, nji nder historik, qe duhet ta ndjej çdo shqiptar…

(Photo and information credit from Cezar Ndreu facebook)