Në Tivar, Lezhë dhe Prizren u mbajt manifestimi “Muzat e Alpeve 2019”

Përfundon edicioni i 7-të i Manifestimit Letrar Trekufitar”Muzat e Alpeve 2019″

Cmimi “TEUTA” akademikut Zuvdia Hoxhiq Berisha

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” në përmbyllje të aktivitetit treditor të edicionit të  7-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2019” , me 29, 30 dhe 31 në Tivar, Lezhë dhe në Prizren, ia ndau Cmimin për Vepër Jetësore “TEUTA” akademikut shqiptar nga Mali i Zi Zuvdija Hoxhiq, Berisha me arsyetimin: “Zuvdija Hoxhiq Berisha, me tregimet dhe romanet e tij futi një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës. Në gjithçka dhe me meritë, ai i takon njësoj letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë padyshim është edhe ai dhe vepra e tij”.

Popoviq: “Të njohësh të kaluarën tënde është obligim”

Për figurën e akademikut shqiptar me prejardhje nga Kodralia e Decanit, foli poeti  malazez Dimitrov Popoviq, i cili  ndër të tjera tha se: Zuvdija Hoxhiq (Berisha), një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi,  por dhe njeriu i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale e meriton Cmimin “TEUTA”, sepse romanet e e tij  kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën 78 vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vinë. Ta njohësh të kaluarën tënde është një obligim i madh. Hogjiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen edhe ne, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet… dhe del fitimtar”.

Çmimin në emër të “TEUTëS” akademikut Hogjiq (Berisha),  ia dorëzoi ish ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi,  i cili  tha se “është nder i madh që t’ia dorëzoj akademikut të nderuar Zuvdija Hogjiq Berisha këtë çmim domethënës dhe me vlerë me të cilin vlerësohen dhe nderohen shkrimtarët që kanë lënë gjurmë të dnritura në letërsinë tonë. Siç e dini, ne tashmë kemi marrëveshje ndërshtetrore për aktivitete të përbashkëta me Malin e Zi,  ndërsa “TEUTA” me aktivitetet e tilla po paraprin”.

Hogjiq (Berisha) : “Cmimi “TEUTA” më rikthen te gjyshërit e mi shqiptar”

Përderisa akademiku e quajti këtë çmim si më të vecantin ndër ata që i ka marrë deri më tani, ngaqë Kosova është vendlindja e paraardhësve të tij . “Jam i nderuar t’më dorëzohete çmimi “TEUTA” nga miku im Skender Durmishi i cili deri para pak muajsh si ambasador i Kosovës në Mal të zi ka bërë shumë për imazhin e Kosovës, zhvillimin e kulturës së saj në Mal të Zi si dhe në afirmimin e krijuesve të të tria shteteve. Ishim në Tivar dhe në Lezhë me aktivitete, por unë jam shumë i gëzuar që Cmimi “TEUTA” m’u dorëzua këtu në Prizren nga miku im ambasadori Skender Durmishi. Çmimi ka një domethënje tejet të madhe për mua ngaqë ipet nga një shoqatë trekufitare me emrin e mbretëreshës ilire Teuta, e cila i ka vënë vetes qëllimin fisnik të njohjes së ndërsjellë të letërsisë si dhe të përafrimit më të madh të popujve tanë fqinj nëpërmjet kulturës. Dicka që ka munguar deri me tani por që po realizohet me shumë sukses”, tha ndër të tjera akademiku shqiptar Hogjiq.

 VInca: Antologjia e “TEUTËS” një Olimp i vogël letrar”

Paraprakisht, poeti dhe studiuesi prof.Dr.Agim Vinca, bëri një analizë për antologjinë e “TEUTëS” të cilën figurativisht e quan “Olimp të vogël  letrar”. “Titulli metaforik i kësaj antologjie“Muzat e Alpeve” shpreh karakterin gjeografik të trevës nga vijnë shkrimtarët e deri diku edhe profilin krijues të tyre- vlerësoi Vinca. Secili  nga këta krijues ka tiparet e veta krijues.Por ata i lidh dashuria për njerëzit, lufta kundër së keqes, ëndrra për një jetë më të mirë të popujve dhe njerëzve, pavarësisht nga përkatësia etnike e fetare. Krijimi i urave të komunikimit mes popujve ka qenë dhe është mision i artit dhe të letërsisë. Të pesë laureatët e Çmimit “Teuta” kanë krjiuar vepra me vlera të larta artistike, që përçojnë mesazhe universale. Ndërsa, antologjia “Muzat e Alpeve” Cmimi “TEUTA” i pasqyron në mënyrë të denjë këto vlera”.

Karvani “Muzat e Alpeve” ka përshkuar 16 komuna dhe ka ndarë 7 cmime

Karvani i “TEUTëS” “Muzat e Alpeve” përgjatë viteve 2013-2019 ka pershkuar 16 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Sivjet, “Muzat e Alpeve” filluan aktivitetin në Tivar, ku edhe një herë u konfirmua se nuk ka popuj të këqij por ka politika të tilla, ndërsa janë shkrimtarët ata që shtrinë ura dhe sheshojnë kufij, Me këtë rast u promovuan tre libra në dy gjuhët e të tria shteteve. Për antologjisë dygjuhëshe “Muzat e Alpeve”-Cmimi “TEUTA”, me krijimtari të të 5 laureatëve të Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” :Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo foli poeti dhe studiuesi Agron Tufa, i cili ndër të tjera tha se: “Gjeopoetika” e kësaj antologjie thekson atë “pan” të përbashkët që kanë popujt e trojeve të Teutës . Ndërsa, antologjitë poetike si kjo, do të jenë një urë e çmuar, që do të sjellë komunikimin e vërtetë, zërin e trazuar, të ngrohtë apo të pikëlluar, por gjithsesi njerëzor të poetit, për të cilin jeta dhe vlerat e saj janë njësoj të shenjta e të paprekshme si për popullin i tij, po aq dhe për tjetrin, fqinjin, të ngjajshmin përbri”.

Hogjiq : “Mekuli, poet, intelektual themelues i insticioneve shkollore “

Për librin “Unë, biri yt besnik dhe poeti/Ja tvoj Vjerni sin i poeta” me poezitë e Esad Mekulit dhe ilustruar me pikturat e piktorit tashmë të ndjerë Gjergj Ndoc Martinit, foli akademiku Zuvdija Hogjiq Berisha.”Esad Mekuli , poet,intelektual, themelues i disa institucioneve arsimore dhe kulturore filloi të hkruajë që në moshë të re por lexuesit e parë ishin inspektorët e policisë. Poezitë më të mira të Esad Mekulit si dhe ato më të fundit ishin kryevepra por për të cilat do të paguaj çmimin e angazhimit të tij shoqëror”-tha Hogjiq për të theksuar konitrbutin e poetit edhe në gërshetimin e kulturave ndërmjet popujve me përkthimin e mbi 100 librave nga gjuha shqipe në gjuhë sllave dhe anasjelltas. Figura e mendimtarit, intelektulait të formuar, poetit të rrallë dhe njeriut me vlerë erdhi në skenë me  dokumentarin “Mome narodu/Popullit tim”, përgatitur nga akademiku Hogjiq. Poeti i mirejohur Visar Zhiti tha per vepren e tij se “Esad Mekuli kishte shume dhimbje, por dhimbjet e tij i shnderroi në poezi dhe i la pasuri për të gjithë ne”. Përderisa, aktori i mirënjohur Xhevat Limani deklamoi poezinë e revolucionare të Mekulit, “Kushtrimi”.

Vlerësime të larta për “Skenderbeun” e Xhevat Limanit

Edhe poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” e artistit shumëdimenzional Xhevat Limani, u percoll me vlerësime të larta. “Skenderbeu i Xhevat Limanit e ka ringjallur kryeheroin e shqiptarëve  me vlerat e veta të padiskutueshme dhe origjinalitetin”-tha ndër të tjera Safet Hadrovic – Vrbiçki. Përderisa, artisti Xhevay Limani autori falenderoi “TEUTëN” si dhe akademikët malazez Jevrem Brkoviq, Zuvdija Hogjiq-Berisha por edhe Hadroviçin, për kontributin e tyre në prezantimin e Skenderbeut në mënyrën më të dinjitetshme. Me deklamimin e një pjese të poemës, Xhervat Limani solli frymën e Skenderbeut në origjinalitetin e vet duke lënë gjurmët e veta edhe në këtë rezidencë mbretërore-tashmë qendër kulturore, të cilën qyteti i Tivarit kishte zgjedhur të priste karvanin e “TEUTëS”.

Në ditën e dyte, me 30 gusht, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” në bashkëpunim me Klubin Letrar “Ndoc Gjetja”, vazhduan aktivitetet e ditës së dytë të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019”, e cila u përmbyll me mbremjen poetike “TEUTA” për Visar Zhitin”. “Kjo mbrëmje poetike i kushtohet njërit prej figruave kyçe të letërsisë bashkëkohore shqipe,  Visar Zhitit, poet, prozator, përkthyes dhe simbol i rezistencës morale e intelektuale”-tha shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Shaban Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” në hapje të orës letrare e cila filloi me deklamimin e poezive të përshpirtshme të poetit për mallin, dashurinë dhe ndjenjën e njeriut.

Vepra e Vizar Zhitit shkon kfahas me pathosin human dhe vlerat etike dhe edukative

Për vlerat e krijimtarisë së poetit foli prof.Agron Tufa, poet e studiues, i cili tha se vëmendja nuk duhet përqëndruar në jetën e vështirë të poetit, por në vlerat e pakontestueshme të krijimtarisë së tij. “Sepse Visar Zhiti,  si dje, në diktaturë, ai edhe sot është shkrimtari me vëtëdien morale qytetare, që i përcjell shoqërisë përmes artit të tij vlerën vendimtare të kujtesës së plagëve dhe traumave të diktaturës së postkomunizmit. Fuqia artistike e veprës së Zhtitit, shkon krahas me pathosin e pa bujë human dhe vlerat etike, edukatvie. Dhe për këtë publiku shqiptar i ëhtë mirënjohës dhe thellësisht falenderues”.

Martinoviq i flet Visar Zhitit nëpërmjet poemës “Poeti në birucë” 

Se, kijimtaria e Visar Zhitit ka tejkaluar kufijte kombtar dhe ky poet shqiptar në panoramën evropiane renditet si njëri ndër poetët më të mëdhënj të kohës sonë E se ai bën krenar jo vetëm shqiptarët por edhe popujt fqinj, risolli në vëmendje vlerësimi i shkritmarit të shquar malazez Mirash Martinoviq,  i cili  kujtoi takimin e parë me poetin: “Para dhjete viteve kur isha mysafir në një festival poezie n Tiranë, me Ali Podrimjen ishte dhe një burrë që ma prezantoi kështu: “Ky njeri është poet më i madh se unë”. Ai poet ishte Visar Zhiti. Aty u njoftuam dhe që atëherë u interesova për poezinë e tij e cila më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Ndërsa sonte, poezisë së Zhitit i jam përgjegjur me poezinë “Poeti në Birucë” të cilën e kam shkruar me një frymë në Herceg Novi”-tha Martinoviq. Përdersia poeti Visar Zhiti i përcjellur edhe nga bashkëshortja e tij poete, Eda Zhiti, falenderoi “TEUTëN” dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen dhe mundësinë e ardhjes në Lezhën e cila di vetëm të përbashkojë. “Në Lezhën e shenjtë, do të thosha. Në Lezhën e cila bashkoi shqiptarët për një vizion të madh evropian dhe pikërisht ai bashkim në formë moderne dhe të ndryshme me duket sikur vazhdon dhe tani me njeri- tjetrin. Jam shume i prekur nga ky organizim miqsor me të gjithë ju e sidomos nga fjalët e mikut im, Agron Tufa, shkrimtar i mirenjohur dhe veprimtar i shquar në mbështetje të së drejtës së njeriut të zbulimeve e të perskekutimeve të bëra nga diktatura dhe ato duke i ditur se nuk jane akuzë por mbrojtje nga e keqja që të mos përsëritet. Një befasi që më prek se tepërmi ishte fjala dhe poezia e shkrimtarit malazez Mirash Martinoviq, një nga emrat me te shquar të letërsisë ballkanike sot, si dhe autor i njerit nder romanet më të rëndësishme  “TEUTA”, për të cilin njëherë unë me naivietin e një qytetari e pyeta:”C’është Teuta për ty që ke shkruar për të?A është shqiptare apo malazeze?”, ndërsa  ai më përgjigjet: “është ilire!”

“Muzat e Alpeve” homazh të varri i Skenderbeut

“Muzat e Alpeve 2019″ paraparakisht ndaluan tek Memoriali Historik i Skenderbeut me c’rast Paulin Zefi, drejtues i Zyrës Historike në Lezhë shprehu kënaqesinë që Lezha të ketë mundësinë të mirëpres shkrimtarë të shquar nga treshtetëshi Kosovë, Mal i Zi Shqipëri si dhe të prezantojmë para tyre trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës së vendimeve të mëdha. Prof.Sadik Bejko solli në vëmendje peshën historike të përiudhës së sundimit të heroit kombtar shqiptar të cilën sic u shpreh”u desh t’ia thurrin lavdinë poetët” dhe këtë po e bënte edhe “TEUTA”, dje duke promovuar poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të shkrimtarit dhe artistit Xhevat Limani përkthyer në gjuhë malazeze ndërsa sot duke bërë homazhe te varri  i tij.

Kryetari i bashkisë së Lezhës: “E dua poezinë – Jam njëri prej jush!”

Lezha ndër rrugëtim kohësh ka dëshmuar se ka gjirin e ngrohtë dhe di të presë miqtë e ta shpalosë mikpritjen e saj!”, tha ndër të tjera Alma Jaku, nga Klubi Letrar Ndoc Gjetja, bashkëorganizator i këtij manifestimi. Për kryetarin e këtij klubi  Viktor Gjikola, “Lezha e Muzës e nderuar të priste Muzat e Alpeve”. Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, tha ndër të tjera se Bashkia e Lezhës pret që së  bashku të formatojmë disa aktivitete  të cilat bëjnë të mundur që jeta e poezisë në Lezhë të rizgjohet dhe të marr hov. “E  dua poezinë dhe duke  e dashur poezinë dua ta dini se keni një kryetar bashkie   që do të jetë pranë jush. Ndaj, s’me mbetet tjetër vecse t’ju them se duhet t’më konsideroni njerin pej jush dhe sa herë që të keni nevojë për Bashkinë e Lezhës, sa herë të kemi mundësinë do të zhvillojmë aktiviete të tjera edhe më gjithëpërfshirëse  duke e bërë Lezhën epiqendrën e poezisë në rajon”. Përderisa Aver Husaj, shef i kulturës në komunën e Pejës, tha se:”TEUTA” ishte gjithmonë e mbështetur nga komuna e Pejës për faktin se është një prganizatë serioze e cila ofron vlera të vazhdueshme dhe i jep  shtytje promovimit të letërsisë së të tria shteteve”.

Poetët e dinë se sa më shumë që japin aq më shumë do të kenë

Fryma në të cilën u zhvilluan aktivitetet vërteton fjalën e  redaktorit të antologjisë dygjuhëshe”Muzat e Alpeve”- Cmimi TEUTA  të promovuat edhe ne Lezhë, Zuvdija Hogjiq Berisha i cili thotë se :”Poetët, fati i jetës në kushte të ngjashme shoqërore-historike, etika dhe tradita, besimi në fuqinë e fjalës poetike,  në rolin dhe karakterin e saj i ka bërë të afërm, të vetëdijshëm se sa më shumë të japin aq më shumë do të kenë dhe sa më shumë do t’i marrin të tjerët për të vetët, aq më të afërm do të jenë me veten dhe me ne”.

Nata e dytë në Lezhë u përmbyll me këmbime kutlrore dhe poezi në qendrën e agroturizmit “Mrizi i zanave”, sikur të përzjellur nga jehona e vargjeve të poetit kombtar Atë Gjergj Fishtës, që nga zemra e qytetit, shtëpia e tij përbri ku të mirëpritur nga Bashkia e Lezhës shkrimtarë e artistë të të tria shteteve shijuan ambientin idilik, ushqimet tradicionale dhe prekën së afërmi bujarinë shqiptare.

Realizimin e edicionit të 7-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2019” mundësuan: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Bashkia e Lezhës, Komuna e Tivarit, komuna e Pejës si dhe komuna e Prizenit.