Foto: Portal Analitika

Kryetari i partisë ”Prava Crna gora” Marko Milaçië i dërgoi një mesazh urimi qytetarëve të Malit të Zi me rastin e 13 Korrikut – Ditës së shtetësisë së Malit të Zi, me një mesazh para Kishës së Shën Gjonit, shkruan Portal  Analitika.

Fotografia e marrë dhe e postuar në Portal Analitike para Kishës së Shën Mërisë. Në disa mediume tjera shihet edhe fotografia para Kishës së Shën Gjonit në Shas.

Duke shkruar se në këtë vend partitë shqiptarë së bashku me policinë kanë ndaluar liturgjinë e kishës ortodokse dhe se menjëherë më pas një grup e ”ekstremistave shqiptarë” ka valvitur flamujtë e Shqipërisë ai tregon edhe arsyen e ardhjes në Shas.

”Pse jemi këtu sot? Sepse shtetësia e Malit të Zi, integriteti territorial, por edhe shpirti i saj sot mbrohen  në Shas, më shumë se kudo tjetër. Ne kemi parë këtu, por edhe në Tuz, se qeveria malazeze dhe partnerët e koalicionit të saj nga partitë e pakicave, duke u betuar në shtetin e Malit të Zi, po punojnë kundër interesave të veta, duke krijuar para nesh të gjithëve Shqipërinë e Madhe me pjesët e Malit të Zi”, shkruan në mesazhin e tij Millaçiq, shkruan Analitika, transmaton Ulqini Online.

Në fund ai akuzon edhe presidentin e Malit të Zi Gjukanoviq.

”Prandaj, unë dua që nga këtu, përpara tempullit në Shas dhe para këtyre trobojkave malazeze, të dërgoj një mesazh: kot valvitni me flamujë të UÇK-së dhe Shqipërisë dhe përvetsoni  territorin e Malit të Zi. Kjo ka qenë dhe do të jetë Mali i Zi, kurse ty Gjukanoviq duhet të vi turp që për hir të privilegjeve dhe frikës personale shet tokën për të cilën paraardhësit tuaj luftuan dhe derdhin gjakun e tyre. Urime 13 Korriku i kryengritjes dhe Dita e shtetësisë së Malit të Zi! “, shkruan Millaçiq në mesazhin e tij nga Shasi.

By admini