Foto: Komuna e Ulqinit

NË PREZENCËN E AMBASADORËVE TË BRITANISË SË MADHE DHE GJERMANISË, FIRMOSET VENDIMI HISTORIK PËR SHPALLJEN E PARKUT TË NATYRËS „KRIPORJA E ULQINIT”

Sot, në prezencën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegut, ministrit të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Pavlle Radulloviq, shkëlqesisë së saj ambasadores së Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp, shkëlqesisë së tij ambasadorit të Republikës së Gjermanisë në Mal të Zi Dr. Robert Veber, ndihmës ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sekretarit gjeneral të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Sasha Radulloviq, drejtoreshës gjenerale të Drejtorisë për Ambientin Jetësor Ivana Vojinoviq, kryetarit Loro Nrekiq, nënkryetares Hadixha Gjoni, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni firmosi Vendimin për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”, e cila u miratua në Kuvendin Komunal më 26 qershor 2019, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online. 

Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Kuvendit z. Ilir Çapuni kujtoi të pranishmit historikut e këtij vendimit nga momenti kur ajo ishte vetëm kërkesë programore e disa partive politike shqiptare për të vijuar me miratimin e Planit Hapsinor në Parlamentin e Malit të Zi me të cilin kjo zonë mbrohet, e deri te përpilimi i këtij vendimi nga komisioni 13 anëtarësh dhe miratimit i tij në Kuvendin Komunal. 

Në fund kryetari në veçanti përshëndeti këshilltarët e Kuvendit Komunal për rolin konstruktiv gjatë tërë këtij procesi, komisionin, Qendrën për Mbrojtjen e Zogjve dhe shoqatat e tjera të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar dhe kanë vulosur një pakt për të ardhmen e Kripores. 

Së fundmi Çapuni shtoi se ky vendim e bën Kriporen një hapësirë unike, me simbolikë unike, që na mundëson që ardhmërisë dhe fëmijëve tanë t’i flasim me buzëqeshje dhe kokëlartë. 

By admini