Ulqini shënon Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi

Nga Gjekë Gjonaj

Me një koncert solemn të muzikës serioze në Qendrën Kulturore të Ulqinit do të shënohet sonte njëra prej kremteve më rëndësishme në historinë e re të Malit të Zi -21 Maji – Dita e Pavarësisë.

Në këtë konceert , siç mësojmë nga drejtori i Qendrës Kulturore të Ulqinit Musa Hoxhiq, do të marrin pjedë Gylie Pelingu, Fatime Buzuku, Adrian Peroviq, Amir Xhakoviq, Ares Fani, Islam Axhemoviq, Jelena Kovaçeviq, Sllagjana Bozhoviq dhe Merita Subashiq-Shabanoviq.

Në repertor përvec, veprave të kompozitorëve vendas, si dhe disa këngë shqipe, do të jenë edhe veprat e disa kompozitorëve botërorë si Bach,Williams,, Saint-Seansa, Joplin, Sokoli, Harapi…

“Shkolla jonë është e privilegjuar që përmes shprehjes artistike muzikore, si njëri prej akte ve më të rëndësishëm të krijimtarisë njerëzore , të japë kontributin e vet për shënimin e Ditës së Pavarësisë”, na tha drejtori i Shkollës së Muzikës, Jusuf-Cufo Lika.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro nrekiq thotë se me këtë koncert dëshirojmë t’u urojmë të gjithë qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi Ditën e Pavarësisë me dëshirë që nga viti në vit t’i japim rëndësi gjithnjë e më të madhe kësaj date të rëndësishme në histiorinë e e Malit të Zi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni vlerësoi se shfaqja e këtij koncerti tregon seriozitetin në të cilin gjendet komuna, sikurse edhe repsektin e madh që mka ky qytet në të cilin jeton shumica autoktone shqiptare e cila ka qenë vendimtare për realizimin e Pavarësisë së Malit të Zi.” Repertori i zgjedhur me kujdes përmbanë një paletë veprash të cilat kanë përcjellur realizimin e prokektit evropian në kontinentin më të vjetër që nga fillimi. E konfirmojmë në thelb që pa parime e standarde evropiane do t’i kthehemi tallavasë ballkanike në politikë e cila na salli deri në këtë derexhe” tha Çapuni.

Koncerti mbahet sonte me fillim në ora 21 në Qendrën Kulturore të Ulqinit, në organizim të komunës dhe Qendrës Kulturore të Ulqinit.