”Rumia, Shasi, Martinaj…, skenar mirë i përgatitur i Kishës Pravoslave Ortodokse Serbe”

Kemi përcjellur me vëmendje dhe me shqetësim të madh provokimet e rradhës që Kisha Pravoslave Ortodokse Serbe po i bën shqiptarëve autokton të Plavës e Gucisë, me saktë fshatit Martinaj, të banuar me popullsi 100% shqiptare, me projeksionet e Kishës Pravoslave serbe, kështu thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi për incidentet më të fundit në Martinaj të Gucisë.

Ky skenar duket mirë i përgatitur, me vendosjen e një kutije të metalit në majen e Rumisë dhe njëherit ngjan si akti i rradhës, pas atij të Shasit. Asnjëherë nuk kemi qenë e as nuk jemi kundër objekteve fetare, përkundrazi, shqiptarët janë shembull në Ballkan e më gjërë për tolerancën e bashkëjetesën fetare, mirëpo kjo kishë është gjithçka tjetër, përveç se fetare. Është provokim i hapur para syve te shtetit dhe te botës, është tentativë për uzurpim të pronës private, ndërtimin e kishës në kundërshtim të hapur me ligjet egzistuese (pa plane urbanistike dhe pa leje ndërtimi, kur dihet se një e tillë iu është refuzuar) dhe si e tillë është e papranueshme për shqiptarët në Malin e Zi, vazhdon reagimi.

Të indinjuar thellë me mungesën e shtetit, i pafuqishëm ose bashkëautor, si çdoherë ndaj veprimeve të Kishës Pravoslave Ortodokse Serbe, e poashtu me mungesën e reagimit te instancave politike të popujve pakicë si Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, kërkojmë nga organet kompetente shtetërore, ndërprejen e menjëhershme të veprimeve të Kishës Pravoslave Ortodokse (famekeqe) Serbe në pronat private dhe në trojet autoktone te kësaj treve e më gjërë. Njëherit me këtë reagim njoftojmë të gjitha diplomacitë ndërkombëtare të akredituara në Mal të Zi me situaten e krijuar dhe me shovinizmin modern të pashoq që po ushtrohet ndaj popullatës në Plave e Guci vetëm se janë shqiptarë dhe autokton, përfundon reagimi i subjektit politik LD në MZ.