Ja pse protestohet nesër (foto) – Protesta mbështetet nga subjekte të ndryshme

9Protesta e së premtes në Ulqin e cila është paraparë që të mbahet në ora 11 para komunës ka ngjallur interesim të madh në mediat elektroike dhe të shkruara në Kosovë dhe Shqipëri.

Përveç mediave edhe subjekte të ndryshme politike,  shoqata joqeveritare si brenda Malit të Zi ashtu edhe jashta kanë dhënë  mbështetje për kërkeat legjitime të kësaj kërkese.

Kështu Lëvizja Vetevendosje nga Kosova ka lëshuar një komunikatë të cilën e pasqyrojnë mediat kosovare ku ajo i jep mbështetje për kërkesat e protestës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën kundër diskriminimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi
Lëvizja VETËVENDOSJE! është informuar për protestën kundër diskriminimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi që do të mbahet këtë të premte me 14 nëntor 2014 në ora 11:00 para Komunës së Ulqinit.
Është e qartë se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi nuk ka ndryshuar aspak për të mirë gjatë viteve të fundit. Popullata shqiptare atje vazhdon të shtypet e diskriminohet. Atyre u mohohet e drejta për mundësi të barabarta në punësim e në shkollim, u mohohet e drejta për shkollim në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit. Si dhe nuk guxojnë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare, e as të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore e kombëtare.
Prandaj, ashtu siç kemi thënë edhe më herët, kur kemi të bëjmë me një sistem të tillë, e drejta për protestë jo vetëm që u takon qytetarëve, por ajo bëhet domosdoshmëri.
Ne solidarizohemi me kërkesat e organizatorëve të protestës”, zhuhet ndër të tjera në komunikatën e kësaj levizjeje.

Edhe shoqata të ndryshme nga Mali Zi kanë dhenë mbështetje për protestën e së premtës.

Gazeta Start nga Shqipëria ditën e enjte i dha hapësirë kësaj proteste dhe shkrimin e vet e titullon ”Zgjohen shqiptarët e Malit të Zi, protestë për identitet kombetar”.

Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi akoma nuk janë deklaruar për këtë protestë por sipas të gjitha gjasave poltikanë nga radhëlt e tyre do të jenë pjesmarrës të kësaj proteste.

Kjo protestë është paralajmëruar një muaj më parë dhe nxitje kanë qenë tekstet shkollore e më të vegjëlve. Më poshtë mund të shikoni disa fotografi të cilët i ka postuar Gëzim Ibroçi, përndryshe nismëtar i kësaj proteste.

 

Organizatorët si pika të kësaj proteste për të cilat protestohet kanë paraqitur

1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak për të mos thënë, aspak apo të cunguar njësi mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarve,
2. Gjuha amëtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë
3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashte shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrse,
4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit,
5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore,