Protesta e paralajmëruar e së premtës që do të mbahet në Ulqin ka zgjuar interesim edhe ne mediat shqiptare në Kosovë. Kështu agjensioni i lajmeve Kosovapress në faqen kryesore të vet shkruan: Shqiptarët në Malë të Zi do të protestojnë për diskriminim .
Poashtu ky medium paraqet edhe të gjitha pikat për të cilat do të protestohet e që janë:
1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak për të mos thënë, aspak apo të cunguar njësi mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarve,
2. Gjuha amëtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë
3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashte shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrse,
4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit,
5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore,
Ftojmë qytetarët të na bashkangjiten, të protestojm për dinjitet dhe kunder diskriminimit, ftojmë të gjithë ato që frymojnë shqip,të gjithë ato qytetarë që janë për të drejtat e barabarta pa dallime gjinore, fetare, kombëtare apo krahinore, prindër apo qytetarë të profileve të ndryeshme, shoqata dhe organizatat jo qeveritare. Në veçanti ftojmë të deklarohen politikanët shqiptar edhe subjektet politike kombëtare duke u hapë rrugë simpatizuesve të tyre për mbështetje, thuhet në thirrjen e këshillit organizativ të kësaj proteste.
Protesta është paralajmëruar për më 14 nëntor ora 11:00 para objektit të komunës së Ulqinit ku është paraparë edhe nënshkrimi i një pëticioni.
Kush eshte organizator i protestes?
Kush te deklarohet. Kunder kujte ishtwe protesta? Kunder pushtetit te bMalit te Zi. Shqiptaret jane ne ne koalicion me pushtet.