Plani Hapësinor për zonën bregdetare të Malit të Zi dhe Plani urbanistik për qytetin e Ulqinit parasheh vazhdim për prodhimin e kripës, zhvillimin e turizmit shëndetësor, vëzhgimin e zogjëve si dhe stazë për bicikleta në zonën e Kripores së Ulqinit. Ky është rezultati i një punishte ku pjesmarrës kanë qenë edhe studentët. Siç qendron situata për momentin, në zonën e Kripores nuk parashihen ndertime të objekteve për banim.
Nga Ministria e zhvillimit rural dhe të turizmit, për portalin Analitika janë shprehur se rezultatet e punishtes janë në përputhje të plotë me konceptin që parashihet në dokumentacionin planifikues.
Në këtë punishte kanë marrë pjesë dhe kanë qenë aktiv: nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, drejtoresha e Organizatës turistike, përfaqësues të shoqatave Green Home dhe Mogul etj.
Se si do të jetë e verteta e gjithë kësaj do na tregojnë ditët, muajët dhe vitet në vazhdim.