Koncerti i Orkestrit Simfonik të Kanadasë – Vancouver

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën dhe Qendrën për Kulturë, organizojnë koncertin e Orkestrit Simfonik të Kanadasë që do të mbahet të enjten me 22 mars te vitit 2018, me fillim në ora 20.00 në Sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Ulqin.

Nën udhëheqjen e dirigjentit maestros nga Shqiperia Bujar Llapaj dhe menaxherit Paul McEwen do të marrin pjesë solistët: Julia Nolan në saksofon, Gwynneth Jones në klarinet, Jim Hopson në trombon, Kvarteti i Muzikes Progresive të Maqedonisë, Vladimir Lazarevski në oboe, Vladimir Krstev në violinë, Marko Videnovic në viole i Paskal Krapovski në violonçel.

Programi i koncertit:

  1. Rauf Dhomi – Goca e Kaçanikut – Uverturë
  2. Morley Calvert – Kolazh me këngë popullore Kanadeze
  3. Elizabeth Knudson – Equinox për kvartet dhe orkestër – premiere
  4. Marko Videnoviq – Ergen për solo kuartet
  5. Kreshnik Alickaj – Koncert për klarinet, Trombon dhe orkestër –Premiere botërore
  6. Jim Hopson – Qyteti nga West Coast – Premierë botërore
  7. Stefan Hintersteininger – Koncert për soprano, saksofon dhe orkester (I Sonata, II – Arieta, III – Finale)
  8. Zadeja & G.Sviridov – Kuvendi i Pajtimit & Kavaleria, nga muzika e filmit Skenderbeu

Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijne të enjtën në Qendrën për Kulturë dhe së bashku të kënaqemi në botën magjike të muzikës klasike.

Shërbimi i OT Ulqin

 

 

By admini