Zyrtari i DPS-it Millo Gjukanoviq, i cili drejtoi Malin e Zi për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh Gjuknoviq për mediat.
Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.

Në zgjedhjet presidneciale në Mal të Zi do të garojnë edhe disa pretendentë nga partitë opozitare por që gjasat që të fitojnë ndaj Gjukanoviqit nuk duken të mëdha.

By admini