Velipoja po e humb edhe avantazhin e vetëm ndaj Ulqinit – çmimet

Velipoja rrezikon të humbë pushuesit nga Kosova për shkak të abuzimit me çmimet. Shumë pushues, kryesisht nga Kosova, janë larguar nga Velipoja pasi kanë vërejtur se çmimet janë shtrenjtuar nga një vit më parë.

Pushues nga plazhi i Velipojës tregojnë se një çadër me dy shezllone në qendër shkon deri në 8€, ndërsa 500-600 metra më në lindje shkon në 3-3.7€. Duke qenë se pushuesit nga Kosova synojnë gjithmonë qendrën e plazhit të Velipojës, është mbushur bregu plot me shezllone, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që pronarët që kanë marrë rërën me koncesion kur i afrohet një i huaj ia rrisin çmimin. Tutje, një banesë për 15 ditë varion nga 260- 335 euro, pushuesve nga Kosova një vlerë e tillë u merret vetëm për 10 ditë, por ka edhe nga ato që u marrin edhe 350-450€.

“Pastërtia lë për të dëshiruar. Nuk shikohen punonjës të Bashkisë për të pastruar rërën. Vetëm pastruesit e kompleksit ‘Fishta’ shikohen duke pastruar me fshesa në mëngjes. Mendoj se Bashkia nuk është largpamëse për të shfrytëzuar mirë dhe për të mbledhur të ardhurat nga shezllonet. Ajo largoi pushuesit nga Kosova duke rritur çmimet”, tregon një pushues në Velipojë… (më gjerësisht lexoni në “Koha Ditore” të ditës së merkure)