Montenegro US Pence, rtv

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati janë nisur drejt Podgoricës ku do të marrin pjesë në Samitin e Karrtës së Adriatikut që zhvillohet sot në Mal të Zi nën drejtimin e Zv.Presidentit amerikan, Mike Pence.

Siç bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve malazeze MINA, në samit do të marrin pjesë kyeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç; kryeministri i Shqipërisë; Edi Rama, Presidenti i Kosovës; Hashim Thaçi, Kryeministri i Maedonisë, Zoran Zaev; kryeminisri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç; Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç; dhe kryeministri i Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Qeveria malazeze thekson se “ky është samiti më i rëndësishëm që është zhvilluar në këtë vend”.

Përveç samitit shumëpalësh, në suazat e tij, do të zhvillohen edhe një seri takimesh bilaterale

 

By admini