”Muzat e Alpeve” dje qendruan në Shkodër dhe sot vazhdojnë për në Tuz

 

Me kumtesën “Letërsia shqipe dhe roli I saj historik” dhe  promovimi I librit të Radovan Zogoviqit, “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, botim dhe përkthim I ri I Anton Nikë Berishës,  u  identifikua dita e dytë e manifesimit letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2017”, i cili u mbajt dje në Shkodër.  Edicioni I V-te I këtij manifestimi letrar përmbyllet sot ne Tuz me ndarjen e Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”, njërit nder figurat më të shquara të kulturës shqiptë, Moikom Zeqo.

 

“Shoqata “TEUTA”për pesë vjetet e themelimit ka përshkaur disa komuna, ndërsa sot është në Shkodër, në djepin e artit dhe të kulturës e cila ka shumë njerez te denjë për të qënë laureate të ardhshmë të |Cmimit TEUTA. Dhe si e tillë, Shkodra e mirëpret  dhe bashkëorganizon me  Biblioteka e qytetit “Marin Barleti”, e cila është epiqendra e librit në Shkodër.

 

Aktorja Merita smaja, e miënjohur në mbarë hapësirat mbërshqiptare tha ndër të tjera se“Për 5 vjet e shoh se TEUTA paska vlerësuar emrat që meritojnë,sepse në art ka meritor por nganjehrë ka tartuf të cilët nuk e meritojnë por jën të zot për të dal në krye. Flas në emërt të Shkodrës të cilt e kemi artin në shpirt, port ë jesh artist sa është nder është një përgjejgjësi e madhe për t’u ndjërë I tille dhe qënë I tillë. Ndaj më vjen mirë që kemi emra kaq të mëdhenj. Pra, vargu është I madh dhe aq I shënjt sa ta duash përtej dashurisë…, tha  Smaja, e cila shtoi shrehu vullnetin që karvani I Muzave të Alpeve  të jetë edhe më I shtrirë në hapsirat tona etnike.

 

Aktivitetin e përshëndeti edhe përfaqësuesi I minstrisë për kulturë, rin idhe sport të Republiëks së Kosovës, Albert Kurtulaj I cili në fjalën e tij të shkurtër tha se Ministria e Kulturës e Rinsë dhe SPorteve po mundoeht sadopak të mbështes aktivitete me vlera, dhe aktivitet ttë till avec sa promovojnë vlerën e njërëvve njerëz të letrave dhe veprave të mëdha por edhe imazhin e Kosovës . Ndoshta, mbështetja jonë është modeste, por herë herë edhe vetëm vullneti I mirë për t; ju mbështetur dhe rpania jonë është stimulim për punën tuajt ë mëtutjeshme”, tha Kurtulaj.

 

“Letërsia shqipe dhe roli I saj historic”, ishte tema mb itë cilën doli me kumtesë prof.dr.Sali Bashota. I cili ndër të tjera tha se: Letersia shqipe, ndër shenjat emblematike e ka Shkodrën, sepse Shkodra me gjithë personalitetet e rëndësishme të kohës, të mijëvjecarëve, është pika më e fuqishme e referencës kulturore për identietin, qytetërimin dhe kulturën autentike të shqiptarëve”.

 

Ishte promovimi I librit “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut” , përkthim dhe botim I ri I Anton Nikë Berishës, ai I cili solli në këtë takim jehonën e këtyre këngëve të mjerimit të shqiotarëve, shkruar nga një poet malazez I cili si ardhës, bashkëpërjetoi dhe iu dha zë vuajteve të shqiptarëve duke I përjetaur ato për ne dhe brezat që vine. Ndaj, për Mirash Martinoviq në vlerësimin e  tij rreth këtij libri kujtoi porosine e Cezarecit dhënë Zogoviqit, I cili teksa po I rrëfente për vuajtet e shqiptarëve, ai e porosity: “Shkruaj…Po s’pate letër, shkruaji në gur!”.

 

Ndërsa, autori I përkthimit të ri të këtij libri Anton Nikë Berisha tha se arsyeja kryesore që e ka shtyrë të përkthejë apo ta ribotojë librin e Radovan Zogoviqit në një kohë kur njerezit janë borguosur apo iu ka shkuar edhe koka  është se”unë nuk kam lexuar nga asnjë autor një qëndrim dhe një qasje aq rerale dhe poetikisht ë ngritur sic e ka bërë Zogoviqi për botën shqitpare dhe trevat e Dukagjinit”.

Tw pranishwm ishin edhe pwrkrhyesit e mirwnjohur nw gjuhwn shqipe dhe malazeze, Qazim Muja dhe Grigorov Popoviq, ndwrsa manfiestimi zgjoi njw interesim tw jashtwzakonshwm tw mediave tw Shqipwrisw, sikurse edhe tw Kosovws.

 

Dita e dytw e aktivitetit u pwrmbyll me vizitw trashwgimisw kulturore tw Shkodrws si dhw njw mbrwmje letrare.Manifestimi trekufitar “Muzat e Alpeve” do të vazhdojë aktivitetin sot, në Tuz, me kumtesën “Poezia kundër luftës”, me promovimin e librit  “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, me autor Lulzim Tafaj , ndërsa në ceremoninë përmbyllëse Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’i ndahet njerit prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, prof.dr.Moikom Zeqos  me motivacion: “Erudit I rrallë  I  historisë dhe traditës së qytetërimit shqiptar, akademiku Moikom Zeqo me veprën e tij, iu takon  pararendësve të brezit të lindur pas luftës së dytë botërore, duke shprehur me një kurorë të re mendimtari dhe njeriu të shqetësuar dykuptimësine  e njeriut të sotëm,pa pasur dro  të na japë përgjigje të pafundme  në se është ky realiteti I  thellësive historike që ka krijuar njeriun, apo është njeriu I pa epur për ëndërrim që krijon realitetin e një bote të përbashkët  dhe universal(cit. I motiv.të Sh.R.Sh. TEUTA”. Cmimin do tw ndaj laureati i parw i kwtij cmimi, Jevrem Berkvoqi, i cili ka paraljmwruar ardhjen nw TUz.

 

“Muzat e Alpeve” edhe sivjet organizohen në kuadër të Ditëve të Diaporës më mbështetjen e Ministrisë së Diaporës se Republikës së KLosovës, pasuar edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, si dhe komuna e Istogut, ku edhe filluan aktivitetet. Ndërsa, deri më tani ky manfiestim lëvizës deri më tani ka përshkuar: Pejën, Kotorrin, Rugovën, Rozhajën, Decanin, Plavë-Gucinë, Junikun e Bajram Currin duke promovuar vlerat letrare të cilat na radhisin denjëssht përkrah popujve të tjerë.