kukesi-xhelat-i-ekipeve-malazezeFitorja e Kukësit kundër Rudar nga Plevla në kuadër të garave të ligave evropiane ka qenë temë debati nëpër mediat malazeze. Pothuajse të gjitha mediat kryesore të Malit të Zi i kanë kushtuar vëmendje humbjes së ekipit nga Plevla kundër kuksianëve me rezultatin minimalë 1:0 por të mjaftueshëm që ekipi nga Shqipëria të kaloj në turin tjetër.

”Xhelati i klubeve malazeze”, kështu është titulli i të përditshmes malazeze Dnevne Novine pas fitores së Kukësit. Ky titull ndërlidhet edhe me suksesin e vitit të kaluar të ekipit nga Shqipëria kundër një ekipi tjetër malazez, Mlladost nga Podgorica të cilin kuksianët poashtu e eleminuan nga garat e mëtutjeshme.

Para dy viteeve ishte edhe Flamurtari i Vlorës që fitonte kundrejt Buduqnostit nga Podgorica.

Deri tani, ekipet shqiptare në të gjitha përballjet me ekipet malazeze kanë dalur si fitimtar.

By admini