Komuna e Ulqinit ka një kohë që faqen e vet të internetit e mirëmban dhe e azhurnon me lajme më të reja rreth aktiviteteve të përditshme që kanë të bëjnë me te. Lirisht mund të temi që në këtë pikë meriton të gjitha lëvdatat.
Në të gjithë këtë ka edhe diçka që duhet të korrigjohet sa më parë. Kështu, nëse viziton linkun me dokumentat e fundit http://ul-gov.me/Komuna-e-Ulqinit/165/Dokumentet-e-fundit.shtml , të cilët janë mjaft të rëndësishëm për qytetarët mund të vëresh se pjesa më e madhe e tyre janë vetëm në gjuhën malazeze.
Këto dokumenta kanë të bëjnë me thirrjet e ndryshme publike, planet e komunës së Ulqinit, udhëzues të ndryshëm, vendime etj. Do të ishte mirë që të gjitha këto dokumenta të jenë edhe në gjuhën shqipe. Kuadri profesional në komunë është i mjaftueshëm dhe një punë e tillë është lehtë e realizueshme.