Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet rreth 15 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva”.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Efektivat e Policisë Kufitare në Muriqan Shkodër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
•Eldi Aldisha , 23 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip <Renault> me targa AA 689 JD që drejtohej nga shtetasi i sipërpërmendur, kanë konstatuar në depozitën e gazit të kondicionerit disa pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 (njëzet e një) pako, gjithësej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis – Sattiva”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. /TV1 Channel/