te-rinjte-e-ulqinit-kunder-drogesOJQ “Horizonti i Ri” ka realizuar një material të veçantë edukativ për të rinj – video klipin “TË RINJTË E ULQINIT KUNDËR DROGËS”.

Këtë produksion të shkurtër e realizuan Edukatorët Bashkëmoshatarë, të cilët më parë kanë ndjekur trajnimin tremujorë në këtë temë dhe për këtë janë shpërblyer me certifikata për njohuritë e fituara.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT ME DROGA DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetje të Ambasadës së SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me droga si dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale për parandalimin e sëmundjeve të varësisë, në komunën e Ulqinit.

By admini