Komuna përcjell shqetësimet e qytetarëve
Kryetari I komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë takimet me qytetarët e bashkësive lokale për tu njohur më përsëafrmi me problemet me të cilat ballafaqohen ata.
Sot në kabinetin e kryetarit ishin të pranishëm banorët e lagjes Gjerana të cilët janë të shqetësuar dhe shtruan pyetjen sesi ka mundësi që NP ,,Të Mirat detare ,,të ofrojë me qira një sipërfaqe të madhe toke për parking, duke mos përfillur nevojat e shumë qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit.Gjithnjë sipas tyre këtu mungojnë kushtet e nevojshme, tenderimi ka qenë jotransparent dhe të tjera te ngjashme me këtë, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Kryetari Cungu , vlerëson të arësyeshme kërkesën e qytetarëve ,andaj tha se Komuna do të angazhohet për plotësimin e kërkesës së tyre .
Krahas kontaktit me zyrtarët e Ndërmarrjes ,,Të mirat detare ,, me këtë cështje do të jetë i njoftuar dhe Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Z.Gvozdenoviq, dhe do të kërkohet dhe ndihma e tij.
Krahas kësaj në takim u prekën dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me rrjedhën e sukseshme të sezonit turistik.