Tenisti i talentuar nga qyteti i Ulqinit Nermin Hoxha ka arritur një sukses të madh në lojrat sportive të të rinjve ”Youth Games – Adriatic and Ionian Macroregion” të mbajtura në Ankona të Italisë.
Në garat individuale Nermini ka arritur të fitojë 4 kundërshtarë Në dy ndeshjet para fitoi ndaj dy kundërshtarëve nga Italia, për të vazhduar me 1/8 e finales me fitore kundër Marco Piazi me rezultarin 2:0 (6:1,7:5) dhe në 1/4 e finales duke mundur Jacopo Sottocornola poashtu me rezultatin 2:0 (6:3, 6:3).
Në kategorinë individuale Nermini u ndal në gjysëmfinale.
Por suksesi më i madh i tenistit nga Ulqini ishte shpallja kampion në dyshe m e tensitin nga Shqipëria Skerdi Hasa të cilët arritën që në finale të mundin dyshen greke me rezultatin 2:1.
Në këto gaa kanë marrë pjesë të rinj nga 8 shtete: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbiadhe Slovenia