Moti i lig i ditëve të fundit ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në Komunën e Ulqinit. Në lidhje me këtë kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka dalur në një konferencë për shtyp. Fjalën e plotë të kryetarit Cungu mund ta lexoni më poshtë.
Të nderuar të pranishëm ,
e kam thirur këtë konferencë për tju njoftuar shkurtimisht me pasojat e dëmeve të shkaktuara nga reshtjet e shiut dhe masat që po ndërmarrim për sanimin e situatës.
Me keqardhje mund të konstatoj që moti i lig i përcjellë me shi të intensitetit të lartë për këtë kohë të vitit , ka shkaktuar dëme të mëdha në tërë teritorin e komunës tonë.
Që mbrëmë kemi përcjellur me vëmendje situatën, kemi vizituar zonat e rrezikuara dhe kemi qenë në kontakt me shërbimet përkatëse. Sot , në mengjes kemi dalë përsëri në terren me shërbimin e mbrojtjes dhe kemi vizituar të gjitha zonat që kanë pësuar nga reshjet e shiut.
Situata është e vështirë por më problematike paraqitet në Ranë në Plazhin e madh , në Shtoj në Zogaj, etj. Ka shembje të dherave në Ulqin dhe kjo vështirëson komunikacionin, andaj po bëhen përpjekje me NP që situata sa me parë të sanohet.
Kemi paralajmerime nga qytetarët që uji ka hyrë edhe nepër shtëpia dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Dëme kanë paralajmëruar pronarë të objekteve afariste , restoranteve , farmave, bujq, dhe pronarë automjetesh etj.
Dëme të konsideruara janë shkaktuar në katin përdhesë të gjimnazit, dhe në Qendrën e fëmijëve ,,Sirena,, .
Komuna po përcjell situatën dhe po ndodhet pranë atyre që kanë nevojë duke vënë në dispozicion pompa, bagera, thasë me ranë etj. Ka filluar larja e rrugëve, spastrimi i kanaleve , dhe menjanimi i sasive të mbeturinave. Ska dyshim që të gjithë kësaj situate i kontribon ndërtimi i pakontrolluar .
Për momentin nuk mund të flasim për masën e dëmit , por mesiguri që ai do të jetë i madh , cka është detyrë e komisionit .
Kam emëruar një ekip të vecantë i cili do të jetë permanet në terren , duke vizituar pjesët më problematike ,duke bërë incizime fotografike dhe incizime filmike që më pas komisioni ta ketë më të lehtë për vlerësimin sa më real.
Unë ftoj qytetarët për bashkëpunim dhe për cdo gjë që ata do të kenë të komunikojnë me shërbimet tona.
https://www.youtube.com/watch?v=hwiVs0kVV7E&feature=youtu.be