Nën organizimin e Shoqates se Bjeshkatareve “Rumia”, të dielen e parë ë këtij qershori u mbajt manifestimi “Te gjithe ne Rumi 2016”, manifestimi i pestë me radhë i organizuar nga kjo shoqatë.
Ndër pikat e shumta interesante që kishin të bëjnë me këtë aktivitet lojrat popullore moren përsëri ndoshta interesimin më të madhe edhe kësaj here. Njëri ndër organizatoret e kësaj pjese të manifestimit prof. Xhafer Cuka tregon se në këto gara morën pjesë rreth 70 veta në të gjitha disiplinat. Ai veçon garën e qitjes me pushkë ajrore ku numri i pjesmarrësve ishte shumë i madh, si për femra ashtu edhe për meshkuj.
Fituesit e garave popullore të Ditës së Rumisë së këtij viti sipas disiplinave janë:
Hedhja e gurit – Arben Berjashi (për të dytin vit me radhë)
Qitje me pushkë ajrore – Lulzim Berjashi
Tërheqja e litarit – Markashejt
Kërcim së gjati – Esmir Gjina
Kërcim së gjati për femra – Allmira Marisenoviq.
”Fitues janë të gjithë. Kush ngjitet me sukses në maje të Rumisë, për 5 vitet e ardhshme nuk ka nevojë të vizitohet të mjeku. Eshtë shumë mirë nga aspekti shëndetsor”, kështu shprehej një i moshuar fjalët e të cilit bënin përshtypje tek të gjitha ato djemë e vajza që e ndëgjonin.
Po iu besojmë këtyre fjalëve, fitues ishin të gjithë.
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e TV Teuta për këtë manifestim.
http://www.dailymotion.com/video/x4fou4h_video-nga-dalja-ne-rumi-2016_tv