Nëpërmes rrjetave sociale ditëve të fundit kemi mundur që të shohim se një numër i madh i tifozave nga Ulqini por edhe shqiptarë të diasporës sonë nga SHBA dhe Europa tashmë kanë mbërritur në Francë për të ndjekur kombetaren shqiptare e cila për herë të parë do të marrë pjesë në një ngjarje të tillë sportive siç është kampionati i europian i futbollit.
Ka qenë e pamundur që për të ndjekur kombetaren shqiptare të shkojnë në Francë të gjithë ato që do të dëshironin. Shumica e tyre do të jenë në shtëpitë e veta pranë ekraneve të vegjël të televizioneve.
Mirpo në një postim të Tifozave Kuq e Zi nga Mali i Zi mund të mësohet se për këtë ngjarje të madhe sportive janë marr masat për ta ndjekur në mënyrë të oganizuar edhe në Ulqin dhe Tuz. Kështu sipas pamjeve që mund të vërehen, në Ulqin në pjesën poshtë bedenave të Kalasë së Ulqini janë ngritur tribunat për të ndjekur ndeshjet e kombetares shqiptare.
Poashtu në Tuz ndeshjet e kombetares do të ndiqen te QKI ”Malësia” (tek parku pranë ndërteses).
Eja edhe ti, vishu Kuq e Zi, ky është mesazhi i Tifozave Kuq e Zi nga Mali i Zi për të gjithë ato që do të ju bashkangjiten për të parë këto ndeshje.