Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu , ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet
Shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.
Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryetari Cungu thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta .
Poashtu një urim vjen edhe nha Forca
FORCA E RE DEMOKRATIKE-URIME MUAJIN E RAMAZANIT
Forca e Re Demokratike te gjithë besimtarëve mysliman ju uron muajin e madhërueshëm të Ramazanit, duke ju deshiruar që këto ditë te sakrificës dhe pastrimit shpirtërore, ti kalojnë sa më lehtë dhe në harmoni me njeri tjetrin.
Muaji i Ramazanit, është muaji në të cilin besimtarët mysliman me agjërim, lutje dhe vepra të bamirësisë shprehin solidarizimin njerëzorë, por njëherit edhe krijojnë afërsinë dhe tolerancën ndërnjerëzorë, ashtu siç e parasheh feja dhe virtyti.
Andaj të gjithë besimtar[ve ju urojmë agjerim të lehtë dhe begati ne familje.
SHERBIMI PER INFORMIM I FORCES