arsenal-otrant-2Futbollistët njëzëri: ”Fitoren i’a dedikojmë Rinisë së Ulqinit”

Futbollistët e qytetit tonë arritën që në ndeshjen me të rëndësishme të kampionatit të tregojnë ”muskujt” dhe nga Tivati të sjellin tre pikët vendimtare për të siguruar vendin e parë në ligën e regjionit të jugut.
”Fitoren ia dedikojmë ” Rinisë së Ulqinit” dhe të gjithë atyre qe kanë ëndërr dhe synim të behen fudbollista. Sot është ringjallë futbolli i Ulqinit edhe prej sot shkruhet një pjesë e historisë së futbollit të qytetit tonë. KF Otrant Olimpik është në prag të bëhet ekip privat dhe ne kry të klubit të vi një bisnizmene e mirënjohur shqiptare”, kështu thuhet në një mesazh të derguar në emer të sportistëve nga njëri nga ato, portieri Jakup Betuzi.

Ata poashtu falenderojnë të gjithë ato që i ndihmuan deri tani duke bërë thirrje që të vazhdojnë ti përkrahin.
”Falenderim i shprehim tifozerisë ulqinake që sot na kanë përkrahë ne numër të madh. Falenderim gjithashtu edhe për menexherin e klubit z. Skender Rexhen pasi meritat më të mëdhaja i takojnë ati!
Falenderim drejtorit te klubit Filip Jovanoviq dhe trajnerit Xhemal Kaplanbegut. Në falenderim nuk mund të harrrojmë presidentin Ji Won Choi.
Poashtu i shprehim falenderimi edhe kyetarit te komunës z. Nazif Cungut per pagesen dhe ndihmen financiare që ka nda për klubin para disa jave si dhe për prezencen e tij sot ne ndeshjen dhe ne tribunë”.

Në fund ata nuk lënë pa falenderuar edhe faqen Ulqini Online që i përcjellë në të gjitha aktivitetet e tyre.

baneri-web-sajte-origjinali-horizontal

By admini