E përditshmja malazeze DAN e ditës së premte i ka kushtuar një shkrim të tërë vizitës së një delegacioni të komunës së Ulqinit në Prishtinë me theks të veçantë në numrin e delgacionit, meditjet ndërkombetare për secilin anëtar si dhe hotelin ku do të jenë të vendosur.
Sipas kësaj të përditshmeje, në delegacionin për në Prishtinë janë: kryetari i komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi, nënkryetaret Hatixhe Gjoni nga UDSH dhe Arian Murati nga Forca, sekretari për ekonomi Milazim Mustafa nga PD, deputeti dhe këshiltari i DPS Luigj Shkrela si dhe shoferat dhe 7 anëtarë të OT të Ulqinit më në krye drejtoreshen në largim Zana Sarvan.
Delegacioni i Ulqinit në këtë udhëtim ka shkuar automobila dhe është planifikuar që atje do të qendrojnë 3 ditë, që do të thotë se të gjithë do të kenë të drejtën e meditjeve ndërkombetare.
Poashtu sipas kësaj të përditshmeje të gjithë zyrtaret e komunës dhe OT të Ulqinit do të jenë të vendosur në hotelin me 5 yje ‘’Svis dajmond’’ në pronësi të biznesmenit Bexhet Pacolli.
Sipas kësaj të përditshmeje e gjitha kjo vie pas paralajmërimit nga kreret e komunës për masa shternguese të shpenzimeve nga buxheti i komunës.
Kta sja kajn kujt! Turp, mbarre, katastrof prej ketyre FUKARAJVE ne SHPIRT. Gjithe ky delegacion, me kryetar komune, kuvendi, nenkryetare, deputet, secretare dhe hic ma pak se 7 punetore te OT ???
Per FAQE TE ZEZE, dhe per te zezen e taks pagueseve.
Ju u dha rasti me shetit, pse jo? Shumica prej ketyre nuk dalin shpesh dhe sikur mos te ishte politika nuk ju ish dite fara. Per cfare angazhimi dhe vlera ishte ditur per shumicen nga keto njerze? Problemi eshte qe nuk kan kod profesional por as edhe moral ne shpenzimin e mjeteve te qytetareve. Si te tille jane te papergjegjshem. Llogaridhenja eshte ne nivelin me te ulte te mundshem ne gjith Ballkanin dhe Ulqini nuk bene perjashtim. Qytetaret nuk jane ne nivelin e duhur sepse percaktohen per zgjedhen me te mire nga me te kqijt. Deri kur keshtu, do te shohim?