Mornar-prishtina-basketboll-1Kampioni i Kosovës Sigal Prishtina ka humbur në finalen e dytë ndaj Mornarit në Mal të Zi me rezultat 75:68, por fitorja e thellë prej 14 pikëve në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, i ka mjaftuar prishtiuasve për të mbrojtur titullin e më të mirit.

Takimi nisi më mirë për vendasit që triumfuan në dhjetëminutëshin e parë me rezultat 23:15, por që gjithçka u përmbys në periudhën e dytë, kur kosovarët fituan 12:24.

Periudha e tretë ishte kthyese për malazezët që fituan me 14 pikë epërsi, 22:8. Në një moment të takimit rezultati ishte 60:47 për Mornarin dhe ekipi nga Prishtina u gjetë në veshtirësi. Ishte Jason Washburn, lojtari më i mirë i finales së dytë duke shënuar 22 pikë, i cili me një 2+1, ngulitje dhe shënim nga pika e gjuajteve të lira, rikthen Prishtinën në lojë. Përvoja e lojtareve të huaj të Prishtinës bënë dallimin në këtë ndeshje dhe me qetësi kontrolluan takimin deri në fundin e tij.

Në këtë ndeshje ekipi i Prishtinës pati tifozat e vet. Në mesin e mbi 2500 shikuesve  sa ishin në pallatin e sportit të Tivarit dhe në një ambient aspak miqësor ishin edhe rreth 50 tifozë nga Ulqini dhe Shkodra që kishin shkuar për të përkrahur ekipin e Prishtinës. Këto tifozë shkuan në mënyrë të paorganizuar edhe ishin të shpërndarë gjithandej në pallatin e spotit dhe ishin deshmitarë të një atmosferë të ndezur dhe në momente duke i kaluar limitet e sportives. Në fund të takimit ata pak tifozë e Prishtinës ndan gëzimin me sportisët në një ndeshje që do mbahet mend gjatë.

 https://www.youtube.com/watch?v=o9ftoSZ_cXs&feature=youtu.be

By admini