jakup-betuziFutbollistët e Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit kësaj të diele kanë ndeshjen vendimtare në Tivat kundër Arsenalit për kulalifikim në barazhin që të çon në një kategori  më lart. Ekipit nga qyteti jonë i mjafton edhe barazimi për të arritur suksesin e dëshiruar.

Dëshira dhe impenjimi i të gjithë lojtarëve është në maksimum për të arritur qëllimin. Portieri i ekipit tonë Jakup Betuzi ka një apel për tifozët e ekipit nga Ulqini.
” Iu bëj thirrje gjidhe qytetarëve të komunës së Ulqinit që diten e diel, sipas mundësive të udhëtojnë bashë me ne drejt Tivatit dhe të na mbeshtesin drejt fitores dhe qëllimit dhe synimit tonë!”, kështu shprehet Betuzi në thirrjen e tij për tifozat ulqinakë.

Po në lidhje me këtë Betuzi i cili flet në emër të të gjithë lojtarëve iu bënë thirrje institucione komunale por edhe bizneseve që të ndihmojnë edhe financiarisht që të arrijnë qëllimin e përbashkët.
”Ftojë të gjithë instucionet komunale dhe bizneset e mëdha dhe  te vogla të komunes së Ulqinit që të na ndihmojnë ne menyrë financiare për të arritur qëllimin dhe synim tonë,  kualifikimin për në një kategori më lart. Dita e diele eshte dite e rendesishme për futbollin e Ulqinit. Gjithë lojtarët janë të pergaditur si fizikisht ashtu dhe psiqisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit  Xhemal Kaplanbegut”, kështu përfundon mesazhin e tij portieri Jakup Betuzi.

By admini