donald-trump-staten-islandBeqir SINA – Staten Island NY

Edhe , Hillary Clinton, në Staten Island për fushatën elektorale, tubimi i saj do të mbahet në Sallën e Madhe në Qendrën Kulturore në Kopshtin Botanik, nga ora 5 deri në orën 7 të darkës

STATEN ISLAND, N.Y. – Kandidati Republikan për President, Donald Trump, zhvilloi sot të dielën në mëngjes – fushatën e tij, në ishullin  Staten Island – New York, vetëm dy ditë para votimeve në primare për New Yorkun, në një fushatë mjaftë të ashpër dhe ku “gjuha” e kandidatëve , nga dy partitë, i ka shtuar “dozat” e retorikave.

Republikanët, GOP, shkruan shtypi lokal, ftuan sot të dielën në ishullin e e quajtur ndryshe “enklava e republikanëve” në drekën vjetore Dita Partisë Republikane Linkoln në Hotelin “Inn Hilton – Bloomfield”, kandidatin republikan për President miliarderin Donald Trump.

Megjithëse, kremtimi i republikanëve, ishte parashikuar të fillojë rreth orës 11 paradite, shkruan shtypi lokal,  dyert e sallës, ku do të mbahej tubimi në hotel u happen qysh në orën 9 paradite, dhe salla ishte mbushur përplot me mbështetës të cilët gjatë gjithë kohës ishin shumë entusiast.

Asnjëhere, nuk ishin para kaq forca të shumta të Shërbimit Sekret, dhe oficerë të NYPD , që ishin të përfshirë në sigurinë, e këtij tubimi.

Aqsa, për rreth  zonës në Hotelin “Inn Hilton, Bloomfield”, katër dhe pesë blloqe për rreth, vendit  ku mbahej tubimi i republikanëve, kryqëzimet kontrolloheshin nga forcat e shumta të sigurisë NYPD, duke bërë çdo lloj kontrolli rutinë.

Në hyrje të gardhit rrehtues të hotelit, poliicia kishte vendosur barrikada dhe kishte vënë nën kontroll dy grupet e protestueseve, atë të  protestueseve anti Trump, dhe grupit tjetër kontraprotestuesit, që mbeshtesin Donald Trump, pra mitingashët dhe antimtingashët.

Gjithashtu, njoftohet se po sot, mbas kthimit nga Hollivudi – Kaliforni, ku Kandidatja demokrate Hillary Clinton, e preferuara e shqiptarëve të Amerikës, ishte nnë një fushtë  per rritjen e fondeve, do të jetë në ishullin Staten Island, për një fushatë në mbremje.

Ku gjatë ditës së sotme, Hillary, me këtë rast pritet të vizitojë edhe ishullin Staten Island, gjatë ditës.

Tubimi i Hillary Clinton në Staten Island për fushatën elektorale do të mbahet në Sallën e Madhe në Qendrën Kulturore në Kopshtin Botanik, nga ora 5 deri në orën 7 të darkës

Tubimi i Hillary Clinton në Staten Island sot njoftoi media, është e lirë dhe i hapur për publikun.

Votimet paraprake, për të dyja partitë  Partinë Republikane dhe Partinë Demokrate, mbahen ditën e martë në të gjithë shtetin e New Yorkut.

By admini