Shoqatat-shqiptare-shbaDjegëja e flamujve kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës pran ambasadave të tyre në Podgoricë është një akt vandal i mentaliteteve primitive të fqinjëve tanë ballkanas. Aktet e tilla të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe shteteve të tyre qesin në pah nivelin e lart të urrejtës që mbizotëron në mentalitetet e shoqërisë malaziase për çdo gjë që ka të bëj me qenien shqiptare si tersi.

Diaspora shqiptare në SHBA është e zhgënjyer thellësisht me mënyrën se si vallë  për akte të kësaj natyre shteti i ashtuquajtur “demokratik” malazias asnjëherë nuk arrit të i qes para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve që në vazhdimësi po përsëriten duke acaruar deri në pikë të vlimit marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore .

Diaspora shqiptare e cila ka qenë shpeshherë katalizator i shumë lëvizjeve të mëdha kombëtare, tërheq vëmendjen  me përfundimin e qartë  se nëse nuk merren masa adekuate për parandalimin e këtyre veprimeve antishqiptare,  reagimi i jonë do jetë i vrullshëm dhe shume energjik, dhe se do kërkojmë që trevat e copëtuara padrejtësisht shqiptare të i kthehen trungut të ndarë atdheut deri me ndryshimin e kufijve artificial të vendosur në mes të shqiptarëve me forcë nga të tjerët.

Shoqatat:

Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’-New York

Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’- Detroit

Fondacioni ‘’Plavë Guci’’- New York

 Shoqata ‘’Malësi e Madhe’’- New York

 Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’- New York

 Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’- New York

 

New York, Detroit

16 Prill 2016

By admini