
Emigrimet janë një plagë e madhe dhe akoma e hapur për shqiptarët në përgjithësi pa përjashtuar edhe shqiptaret në viset e veta në Mal të Zi. Vitet e 70-ta dhe 80-ta kanë qenë pa dyshim vitet e emigrimeve të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi.
Numri i shqiptarëve nga Mali i Zi që janë në botën e jashtme nuk dihet me saktësi. Mendohet se numri i tyre mund të jetë më i madh se sa i atyre që jetojnë në tokën e të parëve.
Numri dhe regjistrimi i tyre do të kishte rëndësi. Iniciativa për regjistrimin e kësaj pjesë të popullsisë ka pasur por që në të gjitha këto raste nuk ka pasur veprim konkret. Është koha e fundit që duhet të veprohet në këtë drejtim pasi, edhe pse statistikë, ka vlerë të madhe.
Një fotografi shumë interesante ka publikuar bashkatdhetari ynë Musa Pali që i përket vitit 1972, që iu takon viteve me emigrimet e para me shumicë të popullsisë së kësaj treve.
Në këtë fotografi të publikuar nga z. Pali disa nga këto persona janë: Tahir Hajdari, Cuf Hoxha, Rexhep Pali (gjyshi im (M.P.)) Smail Pali (babai bm(M.P.)) Isa Pali, Daut Pali, Isa Cobi etj.