Mali i Zi me strategji kundër ekstremizmit
Qeveria e Malit të Zi ka hartuar një strategji të re kombëtare kundër atyre shtetasve që janë rekrutuar ose përpiqen të rekrutohen në rradhët e xhihadistëve në Siri dhe Irak. Në këtë kuadër është krijuar një njësi e veçantë e zbulimit dhe mbledhjes së informacionit për të trajtuar ekstremizmin e dhunshëm islamik.
Sipas të dhënave të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare mendohet se mbi 30 shtetas të Malit të Zi kanë marrë pjesë në luftën siriane, kurse 4 prej tyre kanë vdekur atje. Në mesin e tyre ka edhe shqiptarë nga trevat ku jeton ky komunitet i vogël në Malin e Zi.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.
VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=fcf9RqFEm90
Hozhe i ndershem dhe shqiptare i vertete. Eshte veshtire te gjejshe nje tjeter Rexhep Lika.