Rruges-se-te-mbijetuareve-temasakres-se-tivaritMë datë 03 prill 2016, SHB “Rumia”, organizon aktivitetin e radhës përgjatë shtegut të vetëm të kalueshëm nga Tivari në Krajë të emertuar si  ”Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit!”

Nisja do të bëhet në orën 09:00 nga Tivari i vjetër (Kalaja), kah Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës deri në fashtin Brisk.

Në Tivar do të vizitohet ish ndërtesën e Monopolit të Duhanit.

Gjatësia e shtegut është rreth 12 km.
Ecja do të bëhet vetëm në një drejtim (Tivar-Brisk).
Shtegu është i përshtatshëm për ata që kanë përvojë në ecje të gjata.
Të nevojshme janë veshjet e përshtatshme për kushte të ndyshueshme atmosferike.
Ushqimi dhe pijet janë të domosdoshme!

Poashtu nga SHB “Rumia” mësohet se për të gjithë të interesuarit transporti do të jetë i organizuar! Çmimi i biletës është 8€ për person. Në biletë është i përfshirë udhëtimi nga Ulqini deri në Tivar si dhe kthimi nga fshati Brisk (Krajë) për në Ulqin. Personat kontaktues për rezervim janë
Muhamed Kollari (069/444/348),
Rasim Gjenashi (069/026/984).

Rezervimi duhet të bëhet deri ditën e shtunë në orën 12:00.

By admini