ranko-krivokapiq( Reagim ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi)

Nga Xheladin Zeneli

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SDP) të Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq , me rastin e pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, me ftesë  të kryetarit të saj dhe kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në Tiranë, me 19 Mars 2016, bëri edhe një deklaratë lidhur me shqiptarët në Mal të Zi, me ç’rast tha se ” “Bashkësia Shqiptare në  Mal të Zi është pjesë e pandarë e këtij shteti dhe kjo duhet të jetë kështu gjithëherë, por Mali i Zi duhet të përkujdeset  më shumë për ata”.
Pse një deklaratë e tillë tani ,nga z. Krivokapiq dhe pse në Tiranë ?

Prej vitit 2003 Krivokapiq është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, institucionit më të lartë ku merren vendime të rëndësishme politike dhe aprovohen ligje të ndryshme dhe gjatë kësai kohe, deri sa z. Krivokapiq ishte kryetar i këtij institucioni, u morën vendime kundër interesave të shqiptarëve në këtë republikë dhe u aprovuan ligje që diskriminojnë shqiptarët .

Andaj, të deklarosh diçka të tillë se ” …Mali i Zi duhet të përkujdeset më shumë për shqiptarët…” , nuk është gjë tjetër vetëm një retorikë e konsumuar politike e cila vjen në kohën kur z. Krivokapiq po e  ndjen luhatjen e karrikës së tij të pozitës së kryeparlamentarit të Malit të Zi si pasojë e iniciativës së një grupi parlamentar për shkarkimin e tij nga kjo pozitë , dhe  tani z. Krivokapiq po përpiqet të krijojë aleanca të reja për realizimin e ambicieve të tia politike dhe në këtë aspekt, duke llogaritur edhe në përkrahjen e shqiptarëve.

Z. Krivokapiq ka pasur rast që të bëjë një deklaratë të tillë  para deputevëve të Kuvendit të Malit të Zi si kryetar i së cilit ishte për 13 vite me radhë. Por jo vetëm që të bënte deklarata por ka pasur mundësinë,më shumë se një dekadë, që të angazhohet në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi apo për ” përkujdesjen ” e tyre ( !?) . Por këtë nuk e bëri dot sepse partia e tij , ( Partia Socialdemokrate) ,gjatë gjithë kësaj kohe ishte në kualicion qeveritar me partinë e Millo Gjukanoviqit ( DPS) e cila është përgjegjëse kryesore për mos realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Pra, z. Krivokapiq dhe partia e tij janë bashkëfajtor dhe bashkëpërgjegjës për pozitën e pa volitshme dhe degraduese të shqiptarëve në Mal të Zi dhe si i tillë, ai është pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes.

Z. Krivokapiq heshti me rastin e arrestimit të shqiptarëve nga Malësia gjatë aksionit famëkeq ” Fluturimi i Shqiponjës” në vitin 2006; Ai heshti me rastin e kufizimit të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar; Ai heshti dhe asnjëherë nuk u prononcua lidhur me të drejtën së Malësisë për realizimin e statusit të komunës së barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi; Ai heshti lidhur me Ligjin zgjedhor i cili nuk siguron më pesë vende të garantuara për zonat e veçanta ku shqiptarët janë shumicë; Ai heshti për miratimin e Planit Hapësinor, me ç’rast u bë uzurpimi institucional i pronave te shqiptarëve të Plavës e Gucisë dhe të trevave tjera shqiptare në Mal të Zi; Ai heshti lidhur me Ligjin për të Mirat Detare i cili uzurpon ekonominë turistike të Ulqinit; Ai heshti lidhur me arrestimin e 23 banorëve shqiptarë  të fshatit Martinaj në vitin 2013, të cilët protestuan në mënyrë paqësore kundër kthimit të vendbanimit të tyre në deponi të hedhurinave ; Ai heshti edhe për shumë gjëra të tjera.Andaj, deklarata të tilla sot ,jo vetëm që nuk çojnë peshë, por janë edhe qesharake.

Në vend të deklaratave boshe, z. Krivokapiq do të duhej t’i kërkonte falje shqipterëve për shërbimin e verbër  ndaj Millo Gjukanoviqit dhe  për heshtjen dhe mos reagimin e tij ,më shumë se dhjetëvjeçarë, për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Mars 2016

By admini

One thought on “KUJT PO MUNDOHET T’I “SHESË MEND” , Z. KRIVOKAPIQ?”
  1. Shume e drejte. Ky zotnija Krivokapiq ne prag te 100 vjetorit te pavarsi ne nenter te 2012 me eskorten e tij vjen ne kraje ne shkooll dhe si dhurat i dorzon drejtorit te shkolles flamurin e malit te zi. bile klzshat e tij bajn edhe fotografi me te dhe shesin mend. sot paska shkue ne tirane dhe po u del zot shqiptarve. ne kraje politika e antarve te tij ka ba percamje te mdha ne popull. por i hagri dreqi se u percan edhe ata. rnoft s…l d..a me shok qi ka 100 vota se i del zor beqirit e osmanit e rri me naserin tan diten. kaq per sot.

Comments are closed.