Një vend që padyshim ëndërron çdokush të jetojë, por si të jetojë? Në një vend që kafeja mban aromë detit, por vallë me çka ta shijojnë (paguajnë) . Në një vend që mbizotëron qetësia dhe liria , por politika bën çmos që ta shuaj. Shtrohet pytja si të jetojë rinia në këto kufizime ekstreme ?.
Të fillojmë nga emri i këtij qyteti Ulqini ,emër i cili edhe sikur ta harronim ne ,nuk e harron dot Zoti . Vend që ,para 20 a më shumë viteve, kishte atmosferë krejtësisht tjetër ,ku çdo gjë ishte në vendin e vet.
Të rinjtë kishin mundësi të punësoheshin ku pagat ishin më të larta , të shkolloheshin , të kenë një jetë normale dhe një të ardhme të ndritur . Por, si të jetojmë, sot ? Të kryesh shkollimin e lartë , është si të mos e kryesh , të thonë të nevojitet magjistratura , mandej doktoratura ,praktika njëvjeçare, provimi shtetëror…dhe më pas ke përfunduar në shtëpi ose të punësohej jashtë profesionit tënd.
Nëse arrin te të punësohesh, duhet pritur me muaj të tërë për një page minimale që nuk mund t’ja dalësh as prej muajit në muaj !. Xhelozia ,inati , urrejtja e kanë arritur kulmin duke shkatërruar shoqërinë. Kalojmë te Sporti , aktivitet që nuk e përkrah askush nga Komuna Ulqinit , një komunë me popullësi kaq të vogël , presim që ta financojnë ,biznismenë ngaTokat Arabe , ose Koreja , ku keto të fundit mbas njesezoni fantastik me skuadrën e OtrantOlimpik , për fat të keq ndodhën pranë largimit nga Qyteti dhe klubi ynë.
Po keto talentë kush do ti marrë përsipër , te gjallët apo të vdekurit !?. Por,na duhej edhe kjo Politika ,mund ta quaj një paralizë e cila ka paralizuar çdo shpresë të kësaj rinie që ka ky qytet.. .
Po çfarë ju mbetet tjetër ,të marrë,rrugët e mergimit , apo të vazhdojnë të vuajnë dita më ditë , duke u ballafaquar me demoralizime të përditshme . Dëgjoj duke përshperitur që është prishur vendi ,ka vdekur Ulqini ,është helmuar ky vend… , por mendoj se vendin e kanë prishur njerëzit , të cilët nuk mendojnë për shoqerinë dhe Ulqinin , por për interesat e tyre personale . Dikush mund të thotë shpresa vdes e fundit .Por deri kur duhet vallë shpresuar. ?
Fjalet mire i paske zotrote ! Shqipetarve nuk u duhet leksione se si na qenka katandisur Ulqini se e shohin vete cdo dite te jetes.Apo ndoshta doni qe edhe ju te beheni politikan i njejte me ato.I mencur dukesh nga goja. Tregoje mencurin me ORGANIZIM. Shqiptaret duan ORGANIZIM. Qe ti thyejn qafen ketyre te vetquajtur politikane ama as qe e kajn as nji p nga politika.Asnji proteste nga qytetaret Ulqinake nuk u pa nga gjithe ajo rrenoje qe u ba ne dem te qytetarve.Galebi,Lido,e gjithe riviera ,papunsia,mosmarrja e pagave etj etj.Ku jan protestat popullore tu thyejn qafen te vetquajturve politikan edhe pse jo edhe qeveritarve.Apo ndoshta me aq edukim sa ka populli i Ulqinit edhe mire ju behet.thote nji fjal popullore si eshte populli jan dhe politikanet !!! ORGANIZIM POPULLOR.I vetmi Shpetim.