otranti-olimpik-ulqin-futbollNë ndeshjen kryesore të javës të ligës regjinonale të Malit të Zi në praninë e një numri rekord të shikuesve futbollistët e Otrant Olimpikut nuk arritën më shumë se një 0 me 0 kundër Arsenalit nga Tivti.

Një lojë për tu harruar sa më parë ku gjatë 90 minutave nuk pati asgjë për tu shënuar. Duhet shënuar se koha sot në Ulqin ka qenë e ftohtë dhe era ka pamundësuar lojtarët e të dyja ekipeve të paraqesin më të mirën e tyre.

Edhe pas kësaj xhiroje ulqinakët vazhdojnë të kryesojnë tabelën me një pikë para Arsenalit por që situata tani vështirësohet pasi ndeshja në Tivat në mes tyre do të përcaktojë çdo gjë.

By admini