This June 20, 2014, aerial photo shows Riker's Island jail, in New York. Investigative documents obtained by The Associated Press on the 11 suicides in New York City jails over the past five years show that in at least nine cases, protocols and safeguards designed to prevent inmates from harming themselves were not followed. (AP Photo/Seth Wenig)Ministria e punëve të jashtme dhe  integrimet evropiane, drejtoria për diasporë, ka shpallë sot ftesën publike për kandidimin e përfaqësuesve të mërgimtarëve për anëtarë të Këshillit për bashkëpunime me mërgimtarët.

Ftesa publike siç është kumtuar është e hapur deri me 22 mars dhe gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimet evropiane. Nga kjo ministri kanë përkujtuar se ligji për bashkëpunimin e Malit të Zi me mërgimtarët parasheh formimin e Këshillit për bashkëpunim me mërgimtarët si trup këshillëdhënës i qeverisë i cili merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e strategjisë , të planit aksionar për realizimin e strategjisë si dhe të aktiviteteve të përditshme të bashkëpunimit me mërgimtarët.

Këshillin në radhë të parë e përbëjnë përfaqësuesit e mërgimtarëve pastaj përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore të Kuvendit të Malit të Zi , të komunave dhe institucioneve tjera si dhe të shoqatave dhe personaliteteve të shquara, thuhet në kumtesë. Shtohet se përfaqësuesit e mërgimtarëve për anëtarë të Këshillit i propozojnë organizatat më aktive të mërgimtarëve dhe organizatat e mërgimtarëve në numrin  më të madh të mërgimtarëve të cilat veprojnë në territorin e shtetit ku do të bëhet zgjedhja e tyre.

By admini